By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi
Lajme

Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi

Momenti
Published: August 31, 2026

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, duke shprehur shqetësimin për reagimet publike që e kanë shoqëruar atë dhe për përpjekjet për ta paraqitur ish-komandantin serb të dënuar për krime lufte si hero kombëtar.

Sipas këtij komiteti, nuk ka asgjë shqetësuese në vdekjen e Ratko Mlladiqit, një krimineli lufte të dënuar. Por, ajo që është thellësisht shqetësuese, megjithatë, është reagimi që vdekja e tij ka provokuar – veçanërisht në mesin e disa pjesëve të elitave politike, intelektuale dhe shoqërore të Serbisë, përfshirë edhe segmente të lëvizjes studentore. 

Your browser does not support the video tag.

“Thirrjet për një varrim shtetëror, ulja e flamujve në gjysmështizë dhe glorifikimi publik i Mlladiqit tregojnë se vdekja e tij nuk po trajtohet thjesht si vdekja e një krimineli lufte të dënuar. Përkundrazi, nga disa po përdoret si një mundësi për të ringjallur dhe riafirmuar mitin e tij si hero kombëtar”, thuhet në reagim.

Komiteti i Helsinkit vlerëson se vdekja e tij ka nxjerrë kështu në pah diçka shumë më të thellë: Serbia nuk është përballur kurrë sinqerisht me humbjen e politikave që çuan në luftërat e viteve 1990, as me pasojat e tyre. 

“Në vend që t’i shqyrtojë në mënyrë kritike këto politika, përgjegjësinë për to dhe kostot e jashtëzakonshme njerëzore e politike që ato prodhuan, një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë serbe vazhdon të përqafojë një narrativë sipas së cilës luftërat paraqiten si një padrejtësi historike ndaj serbëve, ndërsa ata që i zhvilluan ato paraqiten si njerëz që ‘luftuan për lirinë e popullit serb’”.

Kjo ideologji, sipas Komitetit, “nuk u zhduk me Sllobodan Millosheviqin dhe as nuk u zhduk me aktgjykimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ajo i ka mbijetuar të dyjave”.

Në reagim theksohet se veçanërisht shqetësues është fakti se kjo narrativë ka gjetur jehonë në mesin e disa pjesëve të një brezi të ri që e sheh veten si “bartës të ndryshimit demokratik”.

Kjo, sipas Komitetit, tregon se sa thellë janë rrënjosur ende modelet nacionaliste të të menduarit dhe sa i paplotë mbetet procesi i Serbisë për t’u përballur me të kaluarën e saj. 

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Serbia duhet të pranojë se luftërat e viteve 1990 nuk ishin vetëm rezultat i rrethanave të jashtme apo i një padrejtësie historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi për ndryshimin e kufijve dhe të pozitës politike të serbëve në ish-Jugosllavi.

Sipas Komitetit të Helsinkit, sfida kryesore për Serbinë mbetet përballja me ideologjinë që justifikoi luftën, zgjerimin territorial dhe dhunën në emër të kombit serb.

Pyetja më e rëndësishme që ngre vdekja e Mlladiqit, sipas Komitetit, nuk është se çfarë lloj varrimi do të marrë ai, por çfarë na tregon glorifikimi i tij për shoqërinë që mbetet pas. 

“Një kriminel lufte mund të vdesë, ndërsa ideologjia që e bëri atë hero mund të mbijetojë. Kjo është sfida e vërtetë me të cilën Serbia vazhdon të përballet”, përfundon Komiteti në reagim.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare.

Mlladiq ishte dënuar për një akuzë për gjenocid, për pesë akuza për krime kudër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë më 2017 – mbi 20 vjet pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë.

I njohur nga viktimat e tij dhe të tjetër si “kasapi i Bosnjës”, gjykata e gjeti Mlladiqin fajtor për urdhërimin e masakrimit të më shumë se 7.000 burrave dhe djemve në Srebrenicë më 1995 – mizoria më e madhe e kryer në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

The post Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash
38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie
‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra

LEXO GJITHASHTU

Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
TOP Momenti
Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24
Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24
TOP Momenti
I hedhin granatë në oborr, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë në Prishtinë
I hedhin granatë në oborr, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë në Prishtinë
TOP Momenti
I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të
I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të
Lajme
Dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet
Dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet
Lajme

You Might Also Like

Nis seanca për barrikadat në veri, të akuzuarit para Gjykatës
Lajme

Nis seanca për barrikadat në veri, të akuzuarit para Gjykatës

August 31, 2026
Kina ngre alarmin: Rrezik i lartë që liqeni të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal
Lajme

Kina ngre alarmin: Rrezik i lartë që liqeni të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal

August 31, 2026
Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”
Lajme

Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”

August 31, 2026
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
Lajme

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?