By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror
TOP Momenti

Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror

Momenti
Published: August 30, 2026




Foto: Laura Hasani



Sport
August 30, 2026 – 12:51


Your browser does not support the video tag.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti është i gatshëm me planifikime, masterplan dhe lokacione për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por ka shprehur shqetësim për mungesën e bashkëpunimit nga niveli qendror.


Rama, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Lojërat Mesdhetare paraqesin një mundësi historike për Prishtinën, Kosovën dhe Shqipërinë, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin shqiptar ka mundësuar që garat e ujit të zhvillohen në Durrës.


“Lojërat Mesdhetare të Tarantos 2026 janë më të mëdhatë për atë pjesë të Italisë. Ishim atje, ishim në hapje. Është një mundësi e madhe, një mundësi historike për Prishtinën, për Kosovën, e po ashtu edhe për Shqipërinë, sepse Lojërat Mesdhetare 2030, Prishtina 2030, janë edhe falë bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur me shtetin shqiptar, ku edhe na kanë dhënë qasje në det. Pra, lojërat të cilat janë të ujit që nuk munden me ndodh nëpër liqen, po me ndodh në det, do të ndodhin në Durrës. Edhe si e tillë, po them e kemi një mundësi të artë që ta ngrisim popullin tonë, vendin tonë, pra Prishtinën, Kosovën, e Shqipërinë në piedestal nëse e organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe kemi mundësinë ende. Po them, Prishtina është gati tash e dy vjet, të gjitha planifikimet, masterplanet, lokacionet të gjitha i kemi të gatshme”, tha ai.


Ai ka thënë se pengesë mbetet bashkëpunimi me nivelin qendror, duke kërkuar që organizimi të trajtohet si interes i përbashkët dhe jo si çështje politike apo partiake.


“Por kemi një ngecje të madhe prej nivelit qendror. Edhe uroj po them që ta kemi një bashkërenditje, një bashkëpunim të mirëfilltë sepse kjo nuk është çështje individuale, apo partiake, apo ego e personave, duhet të ngritemi përtej këtyre, për të mirën e të ardhmes tonë, për fëmijët tanë, për qytetarët tanë, për vendin tonë. E kemi po them një moment, një mundësi historike, edhe punët të cilat na presin janë punë të mëdhaja. Pra nuk kemi kohë me prit, duhet të ecim së bashku përpara. Deri tash, për fat të keq nuk kemi pasur bashkëpunim nga qeveria në këtë aspekt, pra ata kanë ec një rrugë tjetër derisa Prishtina është injoruar. Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë tash e tutje sepse po them, nuk është kjo çështje personale, partiake, politike, e të tjera, e të tjera. Kjo është e të gjithë popullit, për vendin tonë, për kombin tonë, prandaj edhe duhet të bashkëpunojmë dhe t’i përzgjedhim proceset më të mira të mundshme”, tha ai.


Rama ka bërë të ditur se mbi 70 për qind e garave, sipas masterplanit, pritet të zhvillohen në Prishtinë, ndërsa në organizim do të përfshihen edhe komuna të tjera.


“Kemi një ekip të mrekullueshme britaneze që na kanë ndihmuar gjatë këtij procesi. E kemi një masterplan ku përmbi 70% të lojërave duhet me ndodh në kryeqytet, në Prishtinë. Pra mos ta politizojmë këtë çështje. T’i marrim këto propozime të profesionistave – këtë e kam kërkuar unë gjithmonë prej fillimit, prej vitit 2023 – dhe t’i shtyjmë proceset përpara. Pra kemi edhe komuna të tjera që kanë me qenë pjesë e kësaj, e Lojërave Mesdhetare, që është shumë e mirëseardhur. Po po them, ne duhet me mendu për atletët, për vendin tonë – kryeqyteti përfaqëson gjithë Kosovën – edhe për të mirën e federatave sepse edhe ata fundja fundit i bijnë atletët e tyre dhe duhet me kriju kushte sa më të mira të mundshme. Planifikimet tona i marrin të gjitha këto parasysh”, tha ai për Ekonomia Online.


Kryetari i Prishtinës ka thënë se komuna ka bërë edhe planifikime paralele përmes bashkëinvestimeve me sektorin privat, përfshirë interesimin e investitorëve amerikanë.


“Për fat të keq po. Po po them, ne kemi bërë planifikime paralele, ku edhe kemi organizuar edhe konferencën për investitorë amerikanë ku edhe pikat kyçe i kemi pasur si pjesë të bashkëinvestimeve, mundësisë të bashkëinvestimeve me sektorin privat. Edhe këto jemi duke i shty përpara. Pra edhe këtu paralelisht mundemi me e zhvillu gjithë infrastrukturën. Këtu në një farë mënyre ne po kërkojmë bashkëpunim të mirëfilltë prej qeverisë, po edhe edhe bashkëpunimi ndoshta më i lodhet mundet me qenë vetëm mos me na blloku. Aq. Edhe me ec përpara”, tha Rama.


Ai është shprehur optimist se infrastruktura e nevojshme mund të ndërtohet jo vetëm për Lojërat Mesdhetare, por për zhvillimin afatgjatë të kryeqytetit dhe vendit.


“Nuk kam asnjë dyshim që kemi me arrit me kriju një infrastrukturë të mirëfilltë jo vetëm për kryeqytetin, po për gjithë Kosovën e edhe për ndërlidhjen me Shqipërinë atje me Durrësin. Po po them, lypet një bashkërendim sepse kjo do t’i mundësonte të ardhmes tonë, rinisë tonë t’i krijojë një infrastrukturë të mrekullueshme që i vyn faktikisht në punë edhe mos të kishin qenë Lojërat Mesdhetare hiç. E në vitin 2030, me siguri do të jemi asnjëri prej neve aty, ndoshta do të jemi si spektatorë. Prandaj edhe duhet me u bë bashkë, që tash të punojmë jo për veti, po për të ardhmen, për të ardhmen e vendit tonë, për rininë tonë”, tha Rama.


 





source

You Might Also Like

Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti
Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

LEXO GJITHASHTU

Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Lajme
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme
Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Lajme
Negociatat për Presidrntin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Negociatat për Presidrntin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Lajme
Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros së Veriut, 6 persona humbin jetën
Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros së Veriut, 6 persona humbin jetën
Lajme

You Might Also Like

Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara
TOP Momenti

Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara

August 30, 2026
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
TOP Momenti

​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

August 30, 2026
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

August 30, 2026
Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
TOP Momenti

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?