By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat
Lajme

Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat

Momenti
Published: August 30, 2026

Albin Kurti nuk pati lajme të reja mbrëmë, por në mesjavë tha se duhet të jetë “çështje javësh” apo “ditësh” kur duhet të arrihet një marrëveshje për Presidentin. U.D. Presidentja uroi që kjo të bëhet javën e ardhshme. Lumir Abdixhiku, i cili javës që shkoi paralajmëroi se do të takohej me Kurtin sërish për ta “finalizuar” marrëveshjen dhe për ta “përzgjedhur” Presidentin, pas takimit të mbrëmshëm s’foli për mediat.

Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk arritën ndonjë pajtim për emrin e Presidentit apo Presidentes së re, as pas një takimi të radhës, të paparalajmëruar, mbrëmë.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për ju”, iu tha Kurti shkurtimisht gazetarëve mbrëmë, pasi doli nga takimi me Abdixhikun.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu u shpreh sot optimiste se do të ketë “rezultate pozitive” në bisedimet mes dy partive, duke lënë të kuptohet se dy palët s’janë larg finalizimit të ujdisë.

Ajo uroi “që marrëveshja të përmbyllet sa më parë” dhe “që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për për procesin e ardhshëm”.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se në rast të një marrëveshjeje me LDK-në, kryetari i kësaj partie duhet të garantojë për të gjitha votat.

“I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhojë grupin e tij parlamentar dhe, në momentin kur dakordohet për emrin, e bëjmë marrëveshje, të garantojë, le të themi, edhe implementimin e kësaj marrëveshjeje nga pozicioni i LDK-së”, tha ai pë KosovaPress.

Të mërkurën, bisedimet për Presidentin u përshkruan si “shumë të vështira” dhe “jo të lehta” nga të dyja palët. Por Kurti dhe Abdixhiku thanë se kishin bërë “një hap përpara”.

Pas atij takimi në mesjavë, Kurti deshi t’i mbajë konfidenciale bisedimet për emrat, ndërsa nuk u pajtua të quheshin “maratonike” këto negociata. Tha se është “çështje javësh” kur duhet të arrihet një dakordim për Presidentin e ri.

“Nuk do t’i kisha quajtur negociata maratonike. Natyrisht që nuk janë as distanca të shkurtra apo sprint, nëse flasim me gjuhën e atletikës, por nuk janë as maratonike dhe nuk besoj që do të jenë maratonike, sepse nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh – është çështje javësh, e do të dëshironim të ishte çështje ditësh”, tha ai.

Abdixhiku, në anën tjetër, kishte parlajmëruar pas takimit të së mërkurës se do të takohej sërish me Kurtin për ta “finalizuar dhe përzgjedhur” Presidentin.

“Për shkak të ndjesisë së procesit, ju lus për mirëkuptim, nuk mund të diskutojë për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe përzgjedhur Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kurti dhe Abdixhiku mbrëmë zhvilluan takimin e tyre të tretë prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

The post Negociatat për Presidentin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Negociatat për Presidrntin drejt finalizimit? LVV do marrëveshje me shkrim si garanci që LDK i ka të gjitha votat

LEXO GJITHASHTU

ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
TOP Momenti
Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti
Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti
TOP Momenti
Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
TOP Momenti
Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros së Veriut, 6 persona humbin jetën
Trageti me 267 persona përmbyset pranë Qipros së Veriut, 6 persona humbin jetën
Lajme
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
TOP Momenti

You Might Also Like

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Lajme

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut

August 30, 2026
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Lajme

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

August 30, 2026
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme

Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së

August 30, 2026
Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
Lajme

Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?