Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një vozitës, dyshohet se nga pakujdesia, ka goditur këmbësorin, i cili më pas është goditur edhe nga një veturë tjetër, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

