By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet
Lajme

Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet

Momenti
Published: August 29, 2026



Pak para verdiktit final të Gjykatës Speciale lidhur me vendimin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar për organizimin e një marshi më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të tyre.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në këtë moment është tejet e rëndësishme që të ketë unitet dhe maturi, duke theksuar se çdo përpjekje për përvetësim partiak të kësaj çështjeje nuk është në interes të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Nagavci në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Vetëvendosje ka pasur qëndrime publike kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

 “Së pari ju e dini që qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Gjykatën Speciale kanë qenë publike edhe ka qenë e vetmja parti e cila zëshëm ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate pikërisht për të shmangur një situatë në të cilën jemi tani. Ne kemi vlerësuar se një gjykatë e tillë është e padrejtë dhe është në dëm të Republikës së Kosovës në radhë të parë. Gjithsesi duhet pas parasysh se në situatën në të cilën jemi është tejet e rëndësishme që të jemi unikë si asnjëherë më parë”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se çdo përpjekje për përvetësimin e çështjeve që lidhen me shtetformimin dhe luftën e UÇK-së nuk është në interes të vendit.

“Çdo thirrje ose tentim për përvetësim të çfarëdo çështje e cila ka të bëjë çoftë me shtetformimin, çoftë me luftën e UÇK-së, çoftë me përpjekjet e gjithë popullsisë përtej atyre që ishin të përfshirë aktivisht në luftë edhe të atyre që sot janë martirë të familjarëve është një tendencë e padrejtë edhe e cila nuk është në interes të vendit. Në këtë drejtim pra duhet, është tejet e rëndësishme që të jemi unikë edhe të sigurohemi që secila e secili prej nesh e bën më të mirën e mundshme në këtë drejtim dhe sikurse e dini në protestat e organizuara paraprakisht ka pasur edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë, përkrahës të Lëvizjes të cilët kanë qenë pjesë e protestës”, është shprehur ajo për Ekonomia Online.

Nagavci ka theksuar se aktualisht vëmendja duhet të jetë te vendimi që pritet të merret më 16 shtator nga Gjykata Speciale, duke bërë thirrje për unitet institucional e shoqëror.

“Por në rastin në të cilin jemi është tejet e rëndësishme në këtë momentum kur të gjithë po presim se cili do të jetë vendimi i 16 shtatorit, të jemi unikë si shtet edhe të reflektojmë se çfarë është në interesin më të mirë të vendit. Sepse sikurse e dimë gjykata tashmë është themeluar, intervistat janë zhvilluar, i gjithë procesi edhe jemi para marrjes së vendimit. Unë besoj që çdo tendencë e cilitdo individ pra që duhet të jetë me qëllim të asaj që është në interes të vendit, në interes të gjithë atyre që presin vendimin të familjeve të tyre, për të gjithë të akuzuarit për të cilët ne përsëri e themi që padrejtësisht janë të ngarkuar me akuzën me të cilën janë ngarkuar”, ka thënë Nagavci.

E pyetur se si i sheh organizimet para verdiktit, Nagavci ka thënë se nuk i di detajet e iniciativës, por ka kritikuar deklaratat që, sipas saj, mund të krijojnë qëndrime të kundërta.

“Tani unë nuk i di detajet, nuk paskam dëgjuar një iniciativë të tillë, por deklaratat e njëanshme të individëve ku dikush fton për të marrë pjesë në protestë ose marsh çfarëdo që të organizohet, nga ana tjetër dikush ka tendencë që të paraqesë një qëndrim krejt të kundërt, nuk mendoj që janë në interes as të Kosovës e as të krerëve të UÇK-së të cilët tashmë ndodhen në Hagë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, në këtë fazë nevojitet maturi, ndërsa ka rikujtuar qëndrimin e Vetëvendosjes kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Mendoj që ajo që duhet të bëjmë tani, së paku tash në fund, është një maturi. Aq më shumë kur, siç është e ditur për të gjithë, pra sikur të ishin respektuar qëndrimet edhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë, nuk do të ishim sot në këtë situatë në të cilën jemi. Andaj duhet të mendojmë në radhë të parë, e përsëris edhe një herë, për interesin e vendit, për interesin e UÇK-së çfarë është më e mira, por natyrisht edhe mbi të gjitha edhe për ata krerë të UÇK-së të cilët padrejtësisht mbahen në Hagë”, ka shtuar Nagavci.

Platforma “Liria ka Emër” do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë Marshin për Liri, me moton “KOSOVA PO PRET”.

Përfaqësuesit e kësaj platforme kanë ftuar edhe liderët e katër partive më të mëdha në vend që të jenë pjesë e këtij amrshi.

Marshi do të mbahet katër ditë para 16 shtatorit, kur pritet të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./EO

source

You Might Also Like

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

LEXO GJITHASHTU

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
TOP Momenti
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
TOP Momenti
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
TOP Momenti
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
TOP Momenti
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut
TOP Momenti

You Might Also Like

Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve
Lajme

Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve

August 29, 2026
Këmbësori vdes pasi goditet nga dy vetura, arrestohen dy vozitës
Lajme

Këmbësori vdes pasi goditet nga dy vetura, arrestohen dy vozitës

August 29, 2026
Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha
Lajme

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha

August 29, 2026
Zelensky kërkon intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë me deri në 1,000 dronë në ditë
Lajme

Zelensky kërkon intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë me deri në 1,000 dronë në ditë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?