By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat
Lajme

PDK para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat

Momenti
Published: August 28, 2026

Deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të Aleancës kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve, duke vlerësuar se bllokada po shkakton pasoja edhe për komunat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata u bënë gjatë protestës së Grupit Parlamentar të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë, së cilës i janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit. Pjesëmarrësit kërkuan funksionalizimin e institucioneve qendrore dhe sqarimin e situatës juridike që, sipas tyre, po ndikon edhe në raportet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Your browser does not support the video tag.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, duke iu referuar një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, tha se Kurti duhet të zgjedhë mes mandatit të deputetit dhe funksionit në Qeveri.

“Aktgjykim të Gjykatës Supreme thuhet qartë. Kryeministër dhe deputet nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh. Deputet dhe ministër nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh. Prandaj i bëj ftesë deputetit Albin Kurti, gjegjësisht vandalit politik. Që t’i ndalë këto vandalizma. Të kthehet në parlament, nëse i ka 61 vota ta zgjedhë qeverinë, për t’ia votuar kryetarin dhe nënkryetarin e kuvendit do t’ia votojmë ne, ja bëjmë votat edhe ne edhe aleanca, dhe të fillon së funksionuari ky shtet. Përndryshe në këto kushte, në këto rrethana, në këto momente, kur Kosova pret. Kur Kosova pret ata të cilët e kanë krijuar këtë realitet. Kur e kanë shpallur pavarësinë e këtij vendi. Kur e kanë bërë këtë vend shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Ai krijon kriza. Sepse duke krijuar kriza, ai menaxhon situata për të keqet e vendit. Prandaj i bëj ftesë le të kthehet në kuvend. Sepse mund të bëhet vonë për këtë vend dhe për të gjithë të cilët janë pengesë për ecjen përpara të këtij vendi”, tha ai.

Kryetari i Aleancës në Ferizaj, Alberton Sahiti, tha se komunat po përballen me probleme si pasojë, sipas tij, mosfunksionimit dhe mungesës së përkrahjes nga niveli qendror.

“Ju e dini të gjithë se me çfarë probleme, me cilat sfida po përballen sot komunat e Kosovës, e sidomos komuna e Ferizajt që mendoj që është njëra prej komunave që është prekur më së shumti nga mosprojektet dhe mosrealizimet dhe mosfunksionimit të mirëfilltë të kësaj, apo mos përkrahja e kësaj qeverie. Kurrë më shumë se sot nuk i bëjmë thirrje këtij personi, këtij individi, që të thërrasë seancat, të mos bllokojë vetëm institucionet qeverisëse mirëpo të mos bllokojë edhe komunat. Jemi në një prag, jo të mirë, jemi në një gjendje të jashtëzakonshme edhe komunat edhe komplet Kosova nuk mendoj që ne i kemi borxh gjithë atyre njerëzve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend, për këto institucione”, tha Sahiti.

Ndërsa shefi i Grupit të asamblistëve të PDK-së në Ferizaj, Arian Imeri, tha se protesta është edhe në emër të përfaqësuesve komunalë dhe pjesëtarëve të ekzekutivit lokal nga regjioni i Ferizajt.

“Jam këtu para Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shpreh në shenjë proteste për mos konstituimin e institucioneve dhe mos funksionalizimin e tyre. Këtë qëndrim e shpreh edhe në emër të anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pjesëtarëve nga ekzekutivi i komunave që vijnë nga regjioni i Ferizajt. Mos konstituimi i institucioneve qendrore nuk është një krizë politike e radhës në Prishtinë, po është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj çdo komune, ndaj çdo familje dhe ndaj çdo lagje në komunat nga vijmë. Prandaj kjo do të kërkojmë që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt sa i përket formimit të institucioneve. Njëherit shkruar një pasiguri juridike sa i përket komunikimit në mes të institucioneve qendrore dhe institucioneve lokale, prandaj kërkojmë nga, edhe nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta sqarojnë këtë situatë. Raportet në mes të institucioneve komunale dhe institucioneve qendrore kërkojnë institucione funksionale, kërkojnë vendimmarrje të ligjshme me idenë që vendimet, proceset të cilat fillojnë tani mos të kontestohen nesër, sepse pasojat pastaj juridike, financiare po i bartin qytetarët tanë”, tha ai.

The post PDK para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ardian Gjini paralajmëron intenstifikim të veprimeve deri në greva e protesta nëse nuk krijohen institucionet
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi

LEXO GJITHASHTU

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës
Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës
TOP Momenti
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
TOP Momenti
Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë
TOP Momenti
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve
TOP Momenti
Parandalohet ngjarja kriminale në Golem! U nis me automatik për të vrarë katër personat që ia rrahën nipin, arrestohet 47-vjeçari
Parandalohet ngjarja kriminale në Golem! U nis me automatik për të vrarë katër personat që ia rrahën nipin, arrestohet 47-vjeçari
TOP Momenti

You Might Also Like

Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Lajme

Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione

August 29, 2026
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Lajme

Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet

August 29, 2026
Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës
Lajme

Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

August 29, 2026
Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet
Lajme

Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?