By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje
TOP Momenti

80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje

Momenti
Published: August 26, 2026

Një rast i rëndë i vrasjes ka ndodhur në Prizren gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht 2026.

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnatës dhe dyshohet se viktimë është një grua, e cila dyshohet se është privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj.

Your browser does not support the video tag.

Pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Rast tragjik në Prizren, 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj

Sipas Prokurorisë, ekipet kanë zhvilluar procedurat hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të zbardhjes së motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjykimi për vrasjen në Aktash, mbrojtja: Arma AK-47 iu vendos viktimës nën trup
Ekstradohen dy persona, njëri për vjedhje e armë dhe tjetri për trafikim droge
Sorensen në Zagreb: Kroacia mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi
Angellov: Disa vatra zjarri aktive në malin Kitkë, pres që deri nesër situata të vendoset nën kontroll
Thirret protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare

LEXO GJITHASHTU

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
Lajme
​Kurti në shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë në Shkup: Bota fliste për varfërinë, ajo i afrohej të varfrit
​Kurti në shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë në Shkup: Bota fliste për varfërinë, ajo i afrohej të varfrit
TOP Momenti
“Amatera”, Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët
“Amatera”, Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët
Lajme
Raportohet që një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në liqenin e Komanit
Raportohet që një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në liqenin e Komanit
Lajme
Valon Syla për Shehollin: Shërbimet nuk i arrestojnë asetet e tyre për t’i kënaqë fanatikët dhe elektoratin
Valon Syla për Shehollin: Shërbimet nuk i arrestojnë asetet e tyre për t’i kënaqë fanatikët dhe elektoratin
Lajme

You Might Also Like

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës
TOP Momenti

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës

August 26, 2026
Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
TOP Momenti

Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025

August 26, 2026
Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
TOP Momenti

Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë

August 26, 2026
Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet
TOP Momenti

Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?