By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës
TOP Momenti

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës

Momenti
Published: August 26, 2026

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm aktin e rëndë ndaj vrasjes së gruas 80 vjeçare që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Ministrja Gërvalla tha se dhuna ndaj grave mbetet një alarm për të gjithë shoqërinë dhe se ndaj saj duhet të ketë reagim të qartë institucional dhe shoqëror.

Your browser does not support the video tag.

“Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje. Përballë këtij alarmi, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe e prerë: ZERO TOLERANCË. Sot, një tjetër grua ka humbur jetën. Një nënë në të 80-at, një motër, një pjesëtare e një familjeje, sot nuk është më mes nesh. Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj”, tha Ministrja Gërvalla duke shtuar se asnjë rrethanë, asnjë arsye dhe asnjë marrëdhënie nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj një gruaje, e aq më pak marrjen e jetës së saj.

Ministrja Gërvalla bëri thirrje për raportimin e çdo rasti të dhunës dhe për reagim të menjëhershëm ndaj çdo shenje që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e viktimave.

“Përballë dhunës nuk mund të heshtim.Nëse dimë për një rast, dëgjojmë një thirrje për ndihmë, nëse vërejmë shenja që na shqetësojnë, duhet të veprojmë. Një telefonatë mund të shpëtojë një jetë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ajo ka theksuar rëndësinë e përdorimit të mekanizmave institucionalë për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.

“Asnjë rast dhune nuk është ‘çështje familjare’. Çdo kërcënim, keqtrajtim dhe çdo shenjë dhune duhet të raportohet. Sot kemi mekanizma të fuqishme për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.T’i përdorim. Të mos e lëmë askënd vetëm përballë dhunës”, tha Ministrja Gërvalla.

Në përmbyllje, Ministrja Gërvalla u shpehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Humbja juaj është edhe humbja jonë. Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush me gjithë zemër”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjykimi për vrasjen në Aktash, mbrojtja: Arma AK-47 iu vendos viktimës nën trup
Ekstradohen dy persona, njëri për vjedhje e armë dhe tjetri për trafikim droge
Sorensen në Zagreb: Kroacia mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi
Angellov: Disa vatra zjarri aktive në malin Kitkë, pres që deri nesër situata të vendoset nën kontroll
Thirret protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave: Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare

LEXO GJITHASHTU

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
Lajme
​Kurti në shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë në Shkup: Bota fliste për varfërinë, ajo i afrohej të varfrit
​Kurti në shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë në Shkup: Bota fliste për varfërinë, ajo i afrohej të varfrit
TOP Momenti
“Amatera”, Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët
“Amatera”, Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët
Lajme
Raportohet që një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në liqenin e Komanit
Raportohet që një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në liqenin e Komanit
Lajme
Valon Syla për Shehollin: Shërbimet nuk i arrestojnë asetet e tyre për t’i kënaqë fanatikët dhe elektoratin
Valon Syla për Shehollin: Shërbimet nuk i arrestojnë asetet e tyre për t’i kënaqë fanatikët dhe elektoratin
Lajme

You Might Also Like

Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
TOP Momenti

Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025

August 26, 2026
Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
TOP Momenti

Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë

August 26, 2026
Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet
TOP Momenti

Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet

August 26, 2026
Sejdi reagon ndaj ministrit Shasivari: Asnjë hap prapa, provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip
TOP Momenti

Sejdi reagon ndaj ministrit Shasivari: Asnjë hap prapa, provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?