Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, çështjen e trajtimit të Fatmir Shehollit në publik nga qarqet propaganduese të Vetëvendosjes e konsideron të gabuar sipas vetë standardeve të shërbimeve të inteligjencës.
Syla shkruan se një figurë e njohur si Sheholli ishte e ditur për veprimtarinë e tij dhe ishte një prej sekreteve më publike siç e quan. Ai shton se ajo që është parë deri tani rreth rastit janë parë tashmë
“S’pari, Sheholli është Sheholl! Asnjë sekret kaq publik nuk ka! Si i tillë ai nuk ka përbë ndonjë rrezik të fshehtë! Materialet që ju zunë kanë qarkulluar qe 20 vjet. Familja e tij ishin distancuar viteve të 90’ta duke i leçitē babe e birë qe diheshin si bashkepuntore te UDB serbe.
Sheholli si i tillë ka pas luftes ka qenë aset i përdorur këndej e andej nga shërbimet si qarkullues selamesh.”
Më tej ai shton se qasja ndaj rastit është e gabuar pasi është në kundërshti me vetë proceset e strukturave të sigurisë.
“Shërbimet nuk i arrestojnë asetet për të bë lajme në publik për t’i kënaq fanatikët politik dhe elektoratin sepse kjo përbën lojë të rrezikshme që minon institucionet e sigurisë dhe krijon precedentë të rrezikshëm.
Tash secili përdorues i rrjeteve sociale është ekspert e komentues i sigurisë në livadh haptazi.”
Syla shkruan se asetet e inteligjencës kanë standard të caktuar të trajtimit nga shërbimet e inteligjencës ku veprimtaria e tillë mbahet në sekret me arsye. Qasja e tanishme vetëm sa cenon këtë duke i pamundësuar në të ardhmen.
“Sheholli është vetëm maja e plot arrestimeve këto dy vjet, sidomos ato serbe. Nuk ka garanci që edhe ato të mos ishin qene dikur asete të inteligjencës kosovare. Tekefundit inteligjenca punon me informata e depërtime. Nëse arrestohen pasi janë përdorur- ku mbetet garancia se të tjerë do të bashkëpunojnë në të ardhmen?!”
Ai më tej shkruan se konsideron se kjo qasje duket një spektakël popullist i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që i cenon kapacitetin vetë shërbimit kosovar të inteligjencës me një cirk në rrjete sociale që anashkalon proceset e duhura të nivelit profesional.
“Është e rrezikshme kur keto arrestime behën selektive dhe per qëllime te përdorimit elektoral a të politikës ditore, jo jo fort sikur rrezik i sigurisë, sepse çka po nenkuptohet qe AKI spaska bere asgje e spaska dite me i arrestu me polici ma heret keta por Kurti dhe Sveçla tash po ju kallxojne atyre se Sheholli paska qene bashkepunetor i Serbisë?
Sa ma larg zbulimi prej opinionit publik- aq më e madhe garancia që ai po punon mirë. Sepse shteti dhe siguria e tij nuk mbrohet me spektakël. Shteti mbrohet me institucione të forta, hetime profesionale dhe dënime për ata që vërtet provohet se kanë punuar kundër tij.”
The post Valon Syla për Shehollin: Shërbimet nuk i arrestojnë asetet e tyre për t’i kënaqë fanatikët dhe elektoratin appeared first on Gazeta Express.

