By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Lajme

Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Momenti
Published: August 26, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.

“Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Your browser does not support the video tag.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, thuhet ne njoftimn e ministrise.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.

Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt. /Euronews

The post Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj
Një klient në Gjermani peshoi bukën, bukëpjekësi pagoi 15,000 euro për 10 gramë më pak
Përdorimi i rrjeteve sociale mbetet i lartë në Zvicër, ndërsa AI po përhapet me shpejtësi
Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor

LEXO GJITHASHTU

Vdes këmbësori pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
Vdes këmbësori pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
TOP Momenti
BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit
BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit
TOP Momenti
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
TOP Momenti
Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
TOP Momenti

You Might Also Like

Zviceranët do të votojnë nëse do ta forcojnë neutralitetin e t’i japin fund bashkëpunimit me NATO-n në kohë paqeje
Lajme

Zviceranët do të votojnë nëse do ta forcojnë neutralitetin e t’i japin fund bashkëpunimit me NATO-n në kohë paqeje

August 26, 2026
“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve
Lajme

“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve

August 26, 2026
331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në aksidente trafiku
Lajme

331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në aksidente trafiku

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Lajme

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?