By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
TOP Momenti

Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?

Momenti
Published: August 26, 2026

Florin Lata

Kosova renditet një ndër vendet më të varfra të Evropës. Mënyrat e matjes ndryshojnë, por përfundimi mbetët përafërsisht i njëjtë. Kosova vazhdon të jetë një shtet me mundësi ekonomike të kufizuara.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, pyetja që më intereson më shumë nuk është sa e varfër është Kosova, por nëse kosovari pajtohet të jetojë si i varfër.

Nga një vëzhgim krejt i zakonshëm i njerëzve përreth nesh, përgjigjja më duket se është jo.

Te gjenerata e prindërve tanë, suksesi matej më shumë me sigurinë. Të kishe shtëpinë tënde, pak pronë, disa kursime për ditë të vështira dhe mbi të gjitha, t’i shkolloje fëmijët, për shumë familje nënkuptonte se ia kishin dalë në jetë.

Brezi ynë e ka ngritur standardin. Shumë njerëz jetojnë në pronat e veta, por kërkesat janë në rritje. Duam veturë më të mirë, udhëtime disa herë në vit, restorante, më shumë komoditet dhe për disa, edhe një shtëpi në bregdet. Nganjëherë këto dëshira janë edhe në shpërputhje me mundësitë ekonomike. Për disa kjo bëhet shtysë për të punuar më shumë, ndërsa për të tjerë përfundon në zhgënjim.

Te brezi më i ri po ndryshon përsëri edhe kuptimi i pasurisë. Prona mbetet e rëndësishme, por gjithnjë e më shumë pasuria lidhet me para, kapital, të ardhura të larta dhe liri financiare.

Pra, standardi ndryshon nga një brez te tjetri, por një gjë mendoj se mbetet e njëjtë. Kosovari rrallë pajtohet me minimumin.

Ky i fundit synon të ecë përpara dhe te krahasohet me të tjerët. Edhe kur bie ekonomikisht, zakonisht përpiqet të ngrihet përsëri, sepse nuk dorëzohet lehtë. Nëse nuk arrin vetë atë që ka synuar, ambicien shpesh ia përcjelle fëmijës, me dëshirën që ai të shkollohet më shumë, të fitojë më shumë dhe të jetojë më mirë.

Ndoshta për këtë arsye, te ne vazhdon të ketë peshë të madhe historia e njeriut që ka lindur në një familje të varfër dhe me punë e mund, ka krijuar mirëqenie. Te ne vlerësohet rezultati, por shpesh vlerësohet edhe rruga deri tek ai.

Natyrisht, marrëdhënia jonë me suksesin nuk është pa kontradikta. Ka edhe xhelozi, edhe dyshim ndaj pasurisë së tjetrit. Ka raste kur pasuria është krijuar përmes lidhjeve me pushtetin dhe kjo e ka ushqyer mosbesimin. Megjithatë, në përgjithësi, kosovari nuk e sheh pasurinë si diçka të turpshme. Përkundrazi, shumica synojnë të kenë më shumë.

Këtë frymë e shohim edhe te ndërmarrësia. Në shumë fusha njerëzit duan të krijojnë diçka të vetën, edhe kur kjo nuk është zgjedhja më e sigurt ekonomikisht. Mjafton të shikosh mediat në Kosovë. Në pothuajse çdo medium te madh kanë dalë gazetarë që kanë hapur portalin e tyre. Ndoshta në fillim fitojnë edhe më pak se në vendin e mëparshëm të punës, por vazhdojnë sepse besojnë se ajo që kanë krijuar vetë, mund të rritet.

Të njëjtën prirje e sheh në tregti, gastronomi, ndërtim, teknologji dhe në shërbime profesionale. Njerëzit duan të provojnë, të marrin rrezik dhe mbi të gjitha, të kenë diçka të vetën.

Kjo prirje ka edhe anën e vet të dobët. Shpesh na shpërbën. Në vend se të bashkojmë kapitalin, dijen dhe përvojën për të krijuar kompani më të mëdha, krijojmë shumë biznese të vogla që konkurrojnë mes vete në një treg të kufizuar. Por kjo nuk e bën të keqe frymën që qëndron prapa tyre.

Për një vend që nuk ka naftë, gaz apo burime të mëdha natyrore, shpirti i ndërmarrësisë dhe dëshira e njerëzve për t’u ngritur janë ndër pasuritë më të mëdha që kemi.

Këtu shfaqet një paradoks që më duket veçanërisht interesant!

Kosovari nuk pajtohet lehtë qe të jetë vetë i varfër, por duket se është pajtuar shumë më lehtë që Kosova të vazhdoje te jetë e varfër.

Ndoshta kjo vjen nga fakti se historikisht kemi pritshmëri pak nga shteti dhe nuk i kemi besuar shumë atij. Për një kohë të gjatë, sigurinë dhe përparimin i kemi ndërtuar: brenda familjes, përmes pronës, punës, kursimeve dhe ndihmëses mes vete.

Kemi investuar në shtëpinë tonë, në fëmijët tanë, në biznesin tonë dhe në të ardhmen tonë. Ambicien e kemi pasur kryesisht individuale dhe familjare, shumë më pak kolektive.

Në njëfarë mënyre, për shumë vite kemi jetuar me bindjen se shteti mund të mbetet i varfër, përderisa ne arrijmë t’ia dalim vetë.

Por, sot kjo duhet të ndryshojë.

Nëse ambicia është një nga pasuritë më të mëdha që ka Kosova, atëherë edhe shteti duhet ta njohë dhe ta ruajë atë. Duhet të krijojë një ambient ku puna, iniciativa dhe marrja e rrezikut kanë kuptim. Duhet të ndihmojë ata që realisht kanë nevojë për ndihmë, por pa krijuar një kulturë ku varfëria vetëm administrohet dhe përcillet nga një brez te tjetri.

Kosova nuk ka nevojë t’i mësojë njerëzit të kënaqen me më pak. Ka nevojë t’u krijojë mundësi që të arrijnë më shumë.

Nëse kosovari nuk mjaftohet me mbijetesë dhe ka kaq shumë ambicie për t’u ngritur, pse kaq shumë prej nesh mendojnë se këtë ambicie mund ta realizojnë vetëm jashtë Kosovës?

You Might Also Like

Gjashtë raste të reja me Nilin Perëndimor, gjithsej 50 të prekur në Maqedoni
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Glauk Konjufca mbrohet në heshtje
Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
Vdes këmbësori pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit

LEXO GJITHASHTU

Tragjedi në Islamabad, 14 të porsalindur vdesin nga zjarri në spital
Tragjedi në Islamabad, 14 të porsalindur vdesin nga zjarri në spital
Lajme
Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht
Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht
Lajme
Shërbimi Sekret Amerikan heton videon iraniane që kërcënon djalin e Trump-it
Shërbimi Sekret Amerikan heton videon iraniane që kërcënon djalin e Trump-it
Lajme
Francë: 12 departamente nën alarm për stuhi
Francë: 12 departamente nën alarm për stuhi
Lajme
Sot nafta bie për një cent më lirë
Sot nafta bie për një cent më lirë
Lajme

You Might Also Like

Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
TOP Momenti

Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje

August 26, 2026
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
TOP Momenti

Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore

August 26, 2026
Rasti Sheholli, Deda: Teksti “Top Secret 2” nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare, autori duhet të zbulohet
TOP Momenti

Rasti Sheholli, Deda: Teksti “Top Secret 2” nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare, autori duhet të zbulohet

August 26, 2026
Rrahet një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
TOP Momenti

Rrahet një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?