By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Lajme

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Momenti
Published: August 26, 2026

Aleanca ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, për siç thonë ata lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

Deputeti i kësaj partie Besnik Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca ka deponuar kallëzimin penal ndaj Qeverisë në detyrë, respektivisht kryeministrit në detyrë, lidhur me vendimet e marra më 12 gusht.

Your browser does not support the video tag.

“Sot, Aleanca ka deponuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç edhe e ka paralajmëruar në tri konferenca rresht me radhë, një kallëzim penal për Qeverinë në detyrë, respektivisht kryeministrin në detyrë, për shkak se në datën 12 gusht të këtij viti, ata kanë marrë disa vendime të cilat në vlerësimin tonë dhe të juristëve që e përfaqësojnë këtë lëndë, janë vendime që bien ndesh me ligjin dhe me të gjitha rregulloret që i ka një qeveri”, tha Tahiri.

Ai tha se Qeveria në detyrë nuk është qeveri e votuar dhe se, sipas tij, ligji e ndalon marrjen e vendimeve që lidhen me 17 vendime të miratuara në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO

“Qeveria në detyrë quhet qeveri në detyrë për shkak se nuk është qeveri e votuar. Ajo e ka të ndaluar me ligjin për qeveri me marrë vendime që janë të ndërlidhura me 17 vendime të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në agjenci ekzekutive, në agjenci qeveritare, mirëpo në një rast edhe për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm”, tha ai.

Tahiri theksoi se Qeveria në detyrë, sipas tij, nuk guxon të shkelë Ligjin për Qeverinë dhe se kompetencat e saj janë të kufizuara.

“Qeveria në detyrë nuk guxon në asnjë moment të shkelë ligjin që vetë e ka miratuar, ligjin për qeveri, në ligj të cilin kemi punuar edhe ne me ta. Për shkak se është ekskluzivisht e thënë qartë se kjo qeveri i ka kompetencat dhe detyrimet e kufizuara dhe rrjedhimisht me marrjen e këtyre vendimeve e kanë shkelur detyrën zyrtare dhe pozitën e tyre si ushtrues të detyrës”, tha Tahiri.

Ai shtoi se në kallëzimin penal është theksuar edhe çështja e ushtrimit të funksioneve ekzekutive nga deputetët që janë betuar në Kuvend.

“Po ashtu, ajo që theksojmë si Aleancë në këtë kallëzim penal është se një deputet i cili betohet në Kuvend si deputet, ai apo ajo nuk mund të ushtrojë detyrë tjetër ekzekutive për shkak se kjo është e ndaluar me ligj. Nuk mundesh me shkuar paradite në seancë me u betuar si deputet, me votuar si deputet dhe pastaj pasdite me vazhduar në qeveri dhe me ushtruar detyra ekzekutive si ministër në detyrë, respektivisht kryeministër. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, kjo po ashtu është e sanksionuar edhe me një vendim tjetër të Gjykatës Supreme, i cili vendim është po ashtu i elaboruar në kallëzimin tonë penal”, tha ai.

“Kapja e shtetit duhet të ndalet. Abuzimi me funksionin publik duhet të ndalet. Adresa e vetme e jona, e Aleancës, e qytetarëve të Kosovës janë institucionet, respektivisht organet e ligjit, Prokuroria dhe Gjykata. Presim që këto institucione të përgjigjen ndaj kërkesës sonë”, përfundoi Tahiri.

The post Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fillimi i ri i qeverisë gjermane?
ZKA: Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse dhe vendimmarrëse
‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda
Zjarr në shtëpinë e një familjeje shqiptare në SHBA, humbin jetën tre fëmijë
Tragjedia në Koman, ky është i riu që vdiq tragjikisht në liqen, reagon shkolla e 20 vjeçarit: Do mbetet në kujtesën tonë  

LEXO GJITHASHTU

Blero humb një person të rëndësishëm të familjes
Blero humb një person të rëndësishëm të familjes
TOP Momenti
Realizohet me sukses nefrektomia e asistuar me robot në “Acibadem Sistina”
Realizohet me sukses nefrektomia e asistuar me robot në “Acibadem Sistina”
TOP Momenti
Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë
TOP Momenti
Të shtunën Provimi i Maturës, afro pesë mijë kandidatë të aprovuar
Të shtunën Provimi i Maturës, afro pesë mijë kandidatë të aprovuar
TOP Momenti
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi?
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi?
TOP Momenti

You Might Also Like

Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi
Lajme

Zvicër: Propozohet kufizimi i qasjes në psikoterapi

August 27, 2026
Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Lajme

Ngjarje tragjike në liqenin e Komanit – Ishte me disa shokë, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

August 27, 2026
Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit
Lajme

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

August 27, 2026
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Lajme

Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?