By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Lajme

Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare

Momenti
Published: August 26, 2026

Daniel Serwer, profesor dhe studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins dhe ekspert i zhvillimeve politike në Ballkan, ka komentuar krizën institucionale në Kosovë, ngërçin në Kuvend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se zgjidhja e situatës kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur se kush mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje apo partitë opozitare, Serwer ka thënë se nuk dëshiron të fajësojë asnjërën palë.

“Jam më shumë se 3,000 milje larg. Nuk më takon mua të fajësoj askënd. Sistemet parlamentare në shumë vende përballen me probleme të tilla. Kosova nuk është unike në këtë aspekt”, ka deklaruar ai.

Serwer, ka vlerësuar se mungesa e një presidenti me kompetenca të plota përbën pengesë serioze për funksionimin e institucioneve të Kosovës.

I pyetur për këmbënguljen e Albin Kurtit që të arrihet një marrëveshje për presidentin para se Kuvendi të konstituohet plotësisht, Serwer është përgjigjur:

“Më duket se mungesa e një presidenti me kompetenca të plota është, në fakt, një pengesë serioze për institucionet e Kosovës”, tha ai

Sa i përket mundësisë që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, Serwer nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por ka shprehur dyshime se një proces i ri zgjedhor do të jetë frytdhënës.

“Nuk mendoj se është e parealizueshme, por dyshoj se do të jetë frytdhënëse. Presidenti nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunim ndërmjet partive. Pikërisht kjo është ajo që nevojitet”, ka thënë ai.

Serwer ka thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e krizës duhet t’u mbetet partive politike të Kosovës.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjnë më drejtpërdrejt për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, Serwer ka thënë se preferon që partitë politike ta zgjidhin vetë situatën.

“Preferoj që partitë politike të Kosovës të mbajnë përgjegjësinë. Pikërisht për këtë i kanë marrë votat”, ka deklaruar ai

Ndërkohë, nëse Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, Serwer e sheh mundësinë e një tjetër palë zgjedhjesh.

“Supozoi se do të ketë një tjetër palë zgjedhjesh, por ndërkohë Kosova po humb terren në arenën ndërkombëtare. Është koha që t’i kthehemi punës”, tha Serwer për Front Online.

The post Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj
Një klient në Gjermani peshoi bukën, bukëpjekësi pagoi 15,000 euro për 10 gramë më pak
Përdorimi i rrjeteve sociale mbetet i lartë në Zvicër, ndërsa AI po përhapet me shpejtësi
Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor

LEXO GJITHASHTU

Vdes këmbësori pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
Vdes këmbësori pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
TOP Momenti
BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit
BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit
TOP Momenti
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
TOP Momenti
Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
TOP Momenti

You Might Also Like

Zviceranët do të votojnë nëse do ta forcojnë neutralitetin e t’i japin fund bashkëpunimit me NATO-n në kohë paqeje
Lajme

Zviceranët do të votojnë nëse do ta forcojnë neutralitetin e t’i japin fund bashkëpunimit me NATO-n në kohë paqeje

August 26, 2026
“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve
Lajme

“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve

August 26, 2026
331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në aksidente trafiku
Lajme

331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në aksidente trafiku

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin
Lajme

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?