Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e gushtit, nga 24 deri më 28 gusht, pritet të jetë e nxehtë dhe kryesisht e qëndrueshme, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë, ndërsa në disa zona maksimalet mund të arrijnë deri në 35-36°C.
Të hënën dhe të martën moti pritet të jetë kryesisht me diell, me temperatura maksimale nga 29 deri në 35°C. Të mërkurën parashihen vranësira të çrregullta dhe reshje lokale, kryesisht shi, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 33°C. Të enjten pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa të premten temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 36°C.
IHMK ka bërë thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, veçanërisht gjatë mesditës dhe pasdites, duke rekomanduar konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve, shmangien e qëndrimit të gjatë në diell dhe kufizimin e aktiviteteve fizike gjatë orëve më të nxehta.
Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri në shumë të lartë, ndërsa temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë pritet të rrisin edhe nevojat për ujitje të kulturave bujqësore. /Gazeta Express
The post Instituti Hidrometeorologjik: Java e fundit e gushtit do shoqërohet me temperatura të larta appeared first on Gazeta Express.

