Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar anulimin e aksionit simbolik, i cili ishte planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00, para hyrjes së Qeverisë, në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu.
Sipas njoftimit, para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Kryeziu ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës.
“Prandaj, ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë”, thuhet në njoftim.
Rinia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Altin Kryeziut për humbjen e tij.
“Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express
The post Rinia Demokratike anulon aksionin simbolik para Qeverisë në nderim të Altin Kryeziut: Para se t’i bashkohej Policisë ishte aktivist i yni appeared first on Gazeta Express.

