By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Lajme

Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh

Momenti
Published: August 23, 2026

Gazetari dhe shkrimtari Halil Matoshi ka reaguar rreth protestës së disa personave në Zogaj të Vushtrisë duke thënë se kundër këtij objekti fetar nuk janë besimtarët myslimanë por ata Matoshi që kanë vu “turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh”.

Shkrimi i plotë i Matoshit

Your browser does not support the video tag.

Për Kishën në Zogaj!

Nji grup etnik shtyhej drejt zhbâmjes nga makineria fashiste e Milošević-it. Gjatë luftës në Kosovë më 1999, prifti katolik i Kishës së Shën Ndout në Gllogjan, Dom Kelmend Spaqi, (dekun sivjet) strehoi qindra shqiptarë myslimanë të ndjekun nga votrat e tyne. Për me u bâ me dije vaktet e iftarit dhe të syfyrit gjatë muajit të Ramazanit dhe me i njoftue e mbajtun bashkë,  pa dallim feje, Dom Kelmendi i binte këmbanës së kishës, tue rreziku jetën e tina p’ej forcave të fashizmit serbian.

Nuk âsht veç nji shembull vllaznillaku.

Âsht ekumenizëm.

Thjesht humanizëm.

(Gjashtë lekcione në mbrojtje të lirisë)

1.

Në nji shoqni politike e t’emancipueme qytetnisht,  e në nji shtet kushtetues e të drejtë, duhet që sejcilli individ me u nie i lirë në vullnetin e tij, i dobishëm e i dëshirueshëm në Atdheun e tij, me identitetet e veta të shumëfishta, me fenë që e beson, në ateizëm, ose pa asnji fe!?

Friga nga numrat e vegjël dmth me pasë droe se po bâhemj si ata, e jo pse ata janë të ndryshëm p’ej nesh, po pse ata po e thejnë dominimin tonë.

E nuk ka ma humane se kërkesat e pakicave, kofshin ato fetare apo ateiste, kombëtare apo etnike, politike e kulturore.

2.

Nji Kishë Katolike në Zogaj të Vushtrrisë (natyrisht me leje komune, që dëshmon besnikni ndaj shtetit ligjor)  nuk i pengon dinjitarët e fesë islame (shqiptarët europeanë që besojnë idlamin) por konvertitët, që dikur për Enverin e Miladinin vritshin vllaun biologjik, e sot kanë vù turbanë e veshë shalvare talebanësh, me u doktë të veçantë dhe ma ngat Zotit!?

Nëse këta njerëz  – besojnë në Zot, lejoj që të më priten të dyja kambët – thojke dikur nji burrë i meçem për dogmatët komunista.

3.

Myslimanët e urtë ruejn imanin, (besim i plotë dhe i palëkundun që nënkupton dorëzimin besimit të pastër që buron nga zemra, vërtetohet me fjalë dhe dëshmohet me vepra) pa i lëndu shpirtnat tjerë.

E ju që besoni islamin çka po dëshmoni?

Fuqi. Dominim. Anmiqsi?

Çka po kundërshtoni ju, në emën të islamit?

Që vllaznia juej mos me pasë liri sa ju!?

Ose u dishironi ma pak të dejta?

Atdhetarët e vërtet shqiptarë kurrë nuk ngriten kundër nji faltorje katolike, që shpreh nji vullnet të vllaznive të nji zjermi.

Leni njerëzit ta ndjejnë lirinë e të qenit ashtu qysh dojnë, e me ju falë Zotit ashtu siç ata besojnë!

4.

Ju nuk jeni ata që ua kini falë lirinë atyne që ndjehen t’kshtenë.

Për me ua kufizu. Askush kurrë askujt nuk i falë liri.

5.

Liria fitohet!

6.

Unë nji agonstik, qytetar i evidentuem në rubrikën “asnji fe”, ja respektoj sejcillit me perulsi të drejten me besu.

Të gjitha besimet që akëcilli pëlqeni.

Liria e besimit âsht nga ato liritë e panegociueshme me askân dhe mbrohet me Kushtetutë.

Por mos pritni nga unë që në shekullin 21 me jau respektu idetë e shpellës!?b

The post Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vriten babë e bir në Dukagjin të Shkodrës, një person i plagosur
E rëndë në Dukagjin të Shkodrës, vriten babë e bir, një person i plagosur
Irani reagon ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së: Janë të dëshpëruar, do të dështojnë!
Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit

LEXO GJITHASHTU

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
TOP Momenti
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
TOP Momenti
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
TOP Momenti
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
TOP Momenti
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
TOP Momenti

You Might Also Like

Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Lajme

Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

August 23, 2026
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Lajme

Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje

August 23, 2026
Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve (Foto)
Lajme

Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve (Foto)

August 23, 2026
“Kujdes nga vapa”, edhe java e ardhshme me temperatura të larta, të premten mbërrijnë në 36 gradë
Lajme

“Kujdes nga vapa”, edhe java e ardhshme me temperatura të larta, të premten mbërrijnë në 36 gradë

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?