Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka “pyetje për t’u përgjigjur” në lidhje me korrupsionin brenda qeverisë së vendit, tha ish-ministri i Mbrojtjes i vendit, Mykhailo Fedorov, disa javë pas shkarkimit të tij nga posti.
Ish-ministri 35-vjeçar, i cili ishte lidhur me modernizimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe zhvillimin e “ushtrisë së dronëve”, u shkarkua nga pozicioni i tij muajin e kaluar, pas raportimeve për një përçarje me udhëheqjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Në një intervistë me BBC- në, Fedorov e lidhi hetimin e fundit për pastrim parash me çështjen e korrupsionit në rrethin e presidentit ukrainas, duke lënë të hapur pyetjen nëse Zelensky dinte se çfarë po ndodhte.
“Le ta përgjigjet vetë kësaj pyetjeje”, tha ai, duke shtuar se beson që presidenti është gati të japë përgjigje dhe se është përgjegjësia e tij të sqarojë nëse e dinte apo jo.
Megjithatë, ai sqaroi se nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen personale të Zelenskyt në korrupsion. Ai tha se gjatë bashkëpunimit të tyre, nuk ka marrë kurrë ndonjë urdhër nga presidenti që shkel ligjin ose parimet e tij personale të integritetit. /Panorama
The post Ish ministri i Mbrojtjes kritika Zelenskyt: Ai ka shumë për të dhënë llogari në lidhje me korrupsionin në qeveri appeared first on Gazeta Express.

