Një grua është plagosur në trup nga një plumb qorr të enjten mbrëma në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
“Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/

