Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku rrëfen kujtime nga miqësia e saj me Rexhepin, duke e cilësuar atë si “më shumë se koleg” dhe “mik të vërtetë”.
Ajo ka treguar edhe për raportin e tyre miqësor, përfshirë batutat lidhur me futbollin, pasi Rexhepi ishte tifoz i Real Madridit, ndërsa Çitaku e Barcelonës.
Çitaku ka kujtuar edhe mbështetjen që Rexhepi i kishte dhënë gjatë procesit të liberalizimit të vizave, duke i thënë se ajo duhej të ishte në krye të delegacionit të Kosovës në Bruksel.
“Sepse Bajrami ka qenë, mbi të gjitha, njeri. Njerëzor me të gjithë. Ai përbuzte hierarkinë dhe formalitetin”, ka shkruar Çitaku.
Në fund, Çitaku ka shprehur dhimbjen për kafen që nuk arritën ta pinin së bashku para se ish-kryeministri të pësonte sulm në tru.
“Sot do të doja të isha në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo.
Çitaku e ka mbyllur shkrimin me një mesazh emocional: “Unë do të të kujtoj përjetë.”
The post Vlora Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ishte më shumë se koleg, ishte mik i vërtetë appeared first on Gazeta Express.

