By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

Momenti
Published: August 20, 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit, në mars të vitit 1999, ku delegacioni kosovar do të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë.

Në intervistën ekskluzive për Debat Plus, Thaçi ka treguar se gjatë udhëtimit nga Drenica drejt aeroportit të Sllatinës, ai dhe pjesëtarët e delegacionit duhej të kalonin nëpër disa pika të kontrolluara nga forcat serbe.

Para nisjes, ai thotë se kishte marrë me vete një simbol të UÇK-së.

Your browser does not support the video tag.

“Mora me vete emblemën e UÇK-së. E futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën”, ka rrëfyer Thaçi.

Sipas tij, gjatë rrugës tensioni u rrit sa më shumë që eskorta afrohej drejt pikave të kontrollit serb.

“Sa më shumë i afroheshim forcave serbe, aq më shumë rritej tensioni në botën time të brendshme. Përpiqesha të ruaja qetësinë. Për shumë vite më kërkonin, edhe unë i kisha kërkuar në formën time. Po shkoja drejt e në gojë të ujkut”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se eskorta ndërkombëtare kaloi nëpër disa postblloqe serbe pa u ndalur.

Sipas rrëfimit të tij, në Komoran forcat serbe hapën rrugën për eskortën ndërkombëtare, ndërsa një situatë e ngjashme u përsërit edhe në ndalesën te Kroi i Mbretit.

“Shpejt u ballafaquam ballë për ballë. Me disiplinë shtetërore, me urdhër nga lart, hapën rrugën për eskortën ndërkombëtare me pasagjerë vendorë. Kaluam”, ka deklaruar Thaçi.

Gjatë afrimit drejt Sllatinës, Thaçi thotë se kishte parë pjesëtarë të forcave serbe të pozicionuar nëpër oborre të shtëpive shqiptare.

“Me t’u afruar tek kthesa në Sllatinë, në drejtim të aeroportit, vërejta trupa serbe në oborret e shtëpive shqiptare; kishin ndezur zjarre, po ngroheshin, me gota rakie në dorë – rituali i zakonshëm i tyre, edhe nga ballkonet dhe dritaret na vëzhgonin, ishin në gjendje gatishmërie luftarake. Trupuam shpejt edhe binarët e hekurudhës e linjës F. Kosovë-Lipjan. Ngadalë po i afroheshim aeroportit. Drama po vazhdonte. Vetëm pak orë më herët nuk kisha mundur të imagjinoja se mund të ndodhte një kthesë kaq e madhe e ngjarjeve. Për Kosovën po ndryshonin epokat. Po ndërronin shekujt”, ka rrëfyer ai.

Më pas, sipas Thaçit, eskorta arriti në aeroportin e Sllatinës, ku ai pa pjesëtarë të policisë serbe dhe persona civilë.

Një prej zyrtarëve të UÇK-së që ndodhej në të njëjtën makinë me të, i kishte treguar se disa prej personave civilë që ndodheshin aty ishin pjesëtarë të UDB-së dhe se dy prej tyre e kishin arrestuar dhe keqtrajtuar më herët.

Thaçi thotë se përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë.

“Duke iu afruar pjesës ballore të aeroportit, vërejta se po hapej një derë e vyshkur metalike; para syve u shfaq pista e aeroportit. Policë me uniformë dhe civile, me armë të gjata dhe të shkurtra. Askush nuk bënte zë. Nëpër dritare dhe jashtë ndërtesës administrative kishin dalë punëtorë, të cilët na vështronin me kureshtje. Punë sekondash mbërritëm tek hyrja e aeroplanit ushtarak francez; aty ishin ngulur si të ngrirë tre-katër persona civile me syze të zeza.

Njëri prej zyrtarëve të UÇK-së, me të cilin ishim së bashku në makinë, m’u drejtua: ‘I shikon ata? Janë punëtorë të UDB-së, janë ata që më kanë arrestuar dhe keqtrajtuar në fillim të viteve të tetëdhjeta (dy prej tyre)”. Ia ktheva: “Kësaj radhe nuk do të ketë arrestim. Nëse na mësyjnë, o ne o ata’”, ka treguar Thaçi.

Eskorta më pas arriti te aeroplani ushtarak francez, ku ndodhej pjesa tjetër e delegacionit kosovar që kishte ardhur nga Prishtina.

“Shpejt futemi në aeroplan, u përshëndetëm me anëtarët e delegacionit që kishin ardhur nga Prishtina; ishin në pritje të pjesës së delegacionit që po zbrisnim nga bjeshkët e Kosovës me emblemën e UÇK-së si dokument udhëtimi, pa nevojë për pasaportë apo viza”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se pas mbërritjes në aeroplan atmosfera ishte më e qetë dhe delegacioni po përgatitej për vazhdimin e rrugës drejt Parisit.

“Shpejt futemi në aeroplan, u përshëndetëm me anëtarët e delegacionit që kishin ardhur nga Prishtina; ishin në pritje të pjesës së delegacionit që po zbrisnim nga bjeshkët e Kosovës me emblemën e UÇK-së si dokument udhëtimi, pa nevojë për pasaportë apo viza.

Dikush po lexonte ndonjë gazetë dikush tjetër ndonjë libër, disa veç po shtriheshin, po mbuloheshin me batanije apo mantele personale për t’u ruajtur nga i ftohti. Shumica ishin kujdesur të mbështilleshin me shalle të trashë dhe kapela leshi. Interesant të gjithë po frikësoheshin se mos po ftoheshin. Unë veç isha i ftohur. Secili bisedonte me secilin. Marrëveshja do të nënshkruhej. Merrnim frymë më lirshëm”, ka shtuar ish-presidenti Thaçi.

source

You Might Also Like

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

LEXO GJITHASHTU

Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TOP Momenti
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti

You Might Also Like

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres

August 20, 2026
Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren
Lajme

Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?