Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së një punëtori pas një aksidenti për gjatë punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ajo ka shkruar në Facebook se për më pak se dy muaj ka tre viktikma, kështu ajo ka kërkuar hetim.
“Në me pak se dy muaj, vetëm në KEK tre punëtorë humbën jetën, në vendin e punës. Tri familjeve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën. Njëherit kërkoj nga organet përgjegjëse që këto raste të hetohen seriozisht, të sqarohen rrethanat në të cilat kanë ndodhur dhe nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë, të ketë përgjegjësi për secilin”.
“Njëkohësisht, KEK-u dhe çdo kompani tjetër, publike e private, duhet të bëjnë më shumë për sigurinë dhe kushtet e punës. Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë masa konkrete që raste të tilla të mos përsëriten”, ka shkruar ajo. /Gazeta Express
The post Hykmete Bajrami kërkon hetim për vdekjen e tre punëtorëve në KEK appeared first on Gazeta Express.

