By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
TOP Momenti

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Momenti
Published: August 20, 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me vdekjen e një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 14:50, kur prokurori kujdestar është njoftuar për një aksident në vendin e punës, ku një punëtor ka humbur jetën.

Your browser does not support the video tag.

Bazuar në të dhënat fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV. Viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Në kuadër të hetimeve, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në varësi të gjetjeve, prokurori mund të kërkojë edhe caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

You Might Also Like

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?
NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres

LEXO GJITHASHTU

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme
Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren
Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren
Lajme
Deputeti Sadiku: Mes Hashimit e Albinit, gjithë e kisha zgjedhë LDK-në
Deputeti Sadiku: Mes Hashimit e Albinit, gjithë e kisha zgjedhë LDK-në
Lajme

You Might Also Like

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
TOP Momenti

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

August 20, 2026
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

August 20, 2026
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
TOP Momenti

Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

August 20, 2026
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal
TOP Momenti

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?