By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
TOP Momenti

NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte

Momenti
Published: August 20, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i të ndalë zvogëlimin gradual të pranisë së tij të përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq tha më 20 gusht se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përmes së cilës ka kërkuar që KFOR-i, sipas tij, të ndalë “terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me letrën e Vuçiqit, një zyrtar i NATO-s ka thënë për Telegrafin se Rutte është në kontakt të rregullt me presidentin serb.

Sipas zyrtarit të NATO-s, KFOR-i ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore në Mitrovicë, në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Ky proces, sipas tij, është pjesë e optimizimit të pozicionimit të KFOR-it dhe po zhvillohet me transparencë të plotë me të gjithë akterët e përfshirë, nën udhëheqjen e komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Ulutaş.

“Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushtet dhe i kthyeshëm nëse këtë e kërkojnë zhvillimet përkatëse të sigurisë”, ka thënë zyrtari i NATO-s për Telegrafin.

Ai ka bërë të ditur se procesi po koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Po ashtu, zyrtari ka thënë se edhe akterët lokalë janë angazhuar dhe informuar rregullisht për këtë proces, përfshirë Listën Serbe.

Sipas tij, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ulutaş, është takuar më 11 gusht me përfaqësuesit e Listës Serbe, me kërkesën e tyre.

“Gjeneralmajori Ulutaş vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me të gjithë homologët e tij kryesorë në institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Ai ka theksuar se personeli i KFOR-it është i pozicionuar në mënyrë të tillë që të mund t’u përgjigjet zhvillimeve të mundshme të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, si dhe në veriun e Kosovës, dhe do të vazhdojë kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet”, ka deklaruar zyrtari i NATO-s.

Sa i përket mundësisë së rihapjes së urës mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve, NATO ka bërë të ditur se çdo vendim duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale.

“Çdo vendim për rihapjen e mundshme të urës për trafikun e automjeteve duhet të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve lokale”, ka thënë zyrtari.

KFOR-i, sipas tij, vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të vitit 1999, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ai ka shtuar se KFOR-i vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që të mund të avancojnë përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

Për komentet e mëtejshme lidhur me statusin e urës, NATO i është referuar Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, zyrtari i NATO-s ka sqaruar se KFOR-i nuk ka mandat për zbatimin e ligjit, por bashkëpunon ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës, në përputhje me standardet operacionale dhe parimin e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve.

“KFOR-i mban një prani të fuqishme dhe të dukshme në veri të Kosovës, në dobi të të gjitha komuniteteve, përfshirë komunitetin serb”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ekipet ndërlidhëse dhe monitoruese të KFOR-it vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme në të gjithë Kosovën, përmes kontakteve të rregullta me komunitetet lokale, në mënyrë që misioni të jetë i pozicionuar për t’iu përgjigjur nevojave lokale të sigurisë në përputhje me mandatin e tij./Telegrafi/

You Might Also Like

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres
Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

LEXO GJITHASHTU

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme
Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren
Shitësi i veturave bëhet princ në Belgjikë, princi Laurent njeh si djalë të tij 26-vjeçarin nga një lidhje me ish-këngëtaren
Lajme

You Might Also Like

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
TOP Momenti

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

August 20, 2026
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

August 20, 2026
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
TOP Momenti

Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

August 20, 2026
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal
TOP Momenti

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?