By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë
Lajme

Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë

Momenti
Published: August 20, 2026

Një kusht i ri është përmendur nga Aleanca të mërkurën, tjetër nga gjashtë të parat që ia pati paraqitur Lëvizjes Vetëvendosje si parakusht për mbështetje për formimin e institucioneve. Deputetja Time Kadrijaj ka thënë se e kanë biseduar si pikë zhbërjen e Ligjit për Shtetësinë, megjithatë deputeti tjetër i Aleancës, Burim Ramadani, në Interaktiv ka theksuar se ky nuk do të jetë kusht shtesë por se është përmendur si çështje mes të tjerash që kërkojnë ndryshim në të ardhmen.

Ramadani ka thënë se Ligji për Shtetësinë e rrezikon Kosovën pasi sipas tij lë hapësirë që pas disa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në vend duke u dhënë nënshtetësi mijëra serbëve bazuar në kriteret e ligjit.

Your browser does not support the video tag.

“Ligji për Shtetësi, sikurse e kanë bërë duke i larguar kriteret për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës e rrezikon Kosovën me vendosë në një situatë ku rreth 400 mijë serbë tentojnë ta marrin shtetësinë e Kosovës. Paramendoni një situatë të nesërme, pas 4-10 vjet, ku rreth 400 mijë prej tyre votojnë për një parti që është Lista Serbe, ajo mund të dalë e para apo e dyta. Për çka? Për një gabim trashanik e strategjik që e ka bërë kjo qeveri me ndryshimet që i ka bërë në ligj dhe e ka larguar zinxhirin e trashëgimtarëve se kush ka të drejtë të aplikojë, ndërsa në ligjin e kaluar të drejtën për aplikim e kanë pasur banorët që kanë qenë deri më 1 janar ’98 dhe fëmijët e tyre. Në ligjin e ri janë trashëgimtarët e tyre, pra nip e stërnip… mund të aplikojnë vetëm pse dikush ka qenë ndoshta edhe kolon në vitin ’98 në Kosovë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ramadani ka shtuar se jashtë gjashtë pikave të paraqitura nuk do të ketë të tjera zyrtare. Por, ka theksuar se Ligji për Shtetësi do të jetë prej nismave të para të Aleancës për plotësim-ndryshim.

“Në ofertën 6-pikëshe mbesim në to, nuk i shtojmë as pakësojmë, por si shpjegim që ka shumë çështje që kanë mundur të jenë në atë ofertë. Ligji për shtetësi do të jenë një prej nismave tona të para për plotësim ndryshim sepse këta ia kanë hapur derën një rreziku të madh e serioz që për një veprim të tillë në periudhë të caktuar mund të ndodhë që Lista Serbe të dalë e para në Kosovë e ne të futemi në qorrsokak”, ka potencuar Ramadani.

The post Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë
Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza
Musliu: Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin – e mbi të gjitha edhe grupin parlamentar të LVV-së

LEXO GJITHASHTU

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
TOP Momenti
Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje
Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut
Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
Lajme
Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës
Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës
Lajme

You Might Also Like

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë
Lajme

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë

August 20, 2026
Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?
Lajme

Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?

August 20, 2026
“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president
Lajme

“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president

August 20, 2026
Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
Lajme

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?