By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokurori i Prokurorisë Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokurori i Prokurorisë Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë
Lajme

Prokurori i Prokurorisë Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë

Momenti
Published: August 20, 2026

Prokuroria Speciale konfirmon se, përveç rasteve që tashmë janë bërë publike, po hetohen edhe persona të tjerë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA. Katër aktgjykime dënuese janë dhënë deri më tani, ndërsa hetimet po synojnë ta zbardhin një rrjet më të gjerë, që dyshohet se ka mbledhur informacione të ndjeshme për institucionet e sigurisë dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Nuk janë vetëm emrat që tashmë janë bërë publikë. Pas arrestimeve dhe aktgjykimeve për spiunazh, Prokuroria Speciale po heton edhe persona të tjerë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Ajo që konfirmohet është se hetimet kanë të bëjnë me një rrjet të dyshuar, ku personat e rekrutuar kanë pasur detyra dhe kontakte të caktuara nga shërbimi sekret serb.

Your browser does not support the video tag.

Kodraliu thotë se në dy vitet e fundit Prokuroria Speciale ka intensifikuar luftën kundër spiunazhit, derisa hetimet po çojnë te persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e aktivitetit të BIA-s në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, personat nën hetim kanë tentuar të sigurojnë qasje në dokumente zyrtare dhe informacione konfidenciale. Por interesi nuk është kufizuar vetëm te dokumentet. Në fokus kanë qenë edhe informacione për institucionet e sigurisë, zyrtarët e Policisë Speciale, ish-eprorë të UÇK-së dhe aktorët politikë.

Një nga rastet e lidhura me BIA-n serbe është edhe sulmi terrorist në Ibër-Lepenc. Sipas prokurorit Kodraliu, i dyshuari kryesor në këtë rast ka pasur lidhje me BIA-n. Prokuroria thotë se ka siguruar prova shkencore, të dhëna për hyrje-daljet në Serbi, komunikime telefonike me zyrtarë të BIA-s dhe të dhëna të tjera që po analizohen në kuadër të hetimit.

Një tjetër emër i bërë publik si bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb është Fatmir Sheholli. Prokurori Kodraliu konfirmon se Sheholli dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe informacione strukturave të BIA-s, konkretisht zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiq.

Prokuroria Speciale thotë se beteja kundër spiunazhit do të vazhdojë dhe se askush që dyshohet për bashkëpunim me BIA-n serbe nuk do të kursehet nga hetimet. Synimi, sipas Prokurorisë, është i qartë: të ndalet çdo përpjekje për cenimin e sigurisë dhe të rendit kushtetues të Kosovës. /RTK

The post Prokurori i Prokurorisë Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë
Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza
Musliu: Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin – e mbi të gjitha edhe grupin parlamentar të LVV-së

LEXO GJITHASHTU

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
TOP Momenti
Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje
Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut
Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
Lajme
Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës
Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës
Lajme

You Might Also Like

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë
Lajme

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë

August 20, 2026
Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?
Lajme

Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?

August 20, 2026
“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president
Lajme

“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president

August 20, 2026
Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
Lajme

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?