Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë.
Nga ky operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.
Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë ikjes i dyshuari ka goditur me automjet një 17-vjeçare.
“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.
Policia në videon e publikuar ka treguar edhe shenjat e veturës së dëmtuar, si dhe sekuestrimin e parave të gatshme, identifikimin e substancave narkotike dhe armëve.
The post Policia publikon pamje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestuan tre persona appeared first on Gazeta Express.

