Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar bashkëshorten e tij, profesoreshën Remzie Shahini Hoxhaj për 50-vjetorin e lindjes.
Hoxhaj publikoi një foto me bashkëshorten në Instagram, duke e uruar e falënderuar atë.
“50 vjet jetë. 50 vjet bukuri. Dhe çfarë fati që këtë 50-vjetor ta festoj me shpirtin tim binjak, me mbretëreshën time. Faleminderit për shtëpinë që e bëre vatër dashurie dhe për fëmijët që i rrite me kaq shumë zemër. Me ty, çdo vit është më i bukur se ai që lamë pas. ❤️ Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime, dashuria ime, krenaria ime. 🌹🥳”, shkroi ai.
The post Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime appeared first on Gazeta Express.

