Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë një ndërhyrjeje.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 21:45, në rrugën “28 Nëntori”.
“I dyshuari mashkull kosovar e kishte kapur nga dora dhe e kishte tërhequr një zyrtar policor, i cili kishte ndërhyrë gjatë një fjalosjeje që i dyshuari kishte me disa persona të tjerë”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

