Një vjedhje në Stacionin e Pompave në Pusi Atit ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth.
Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit.
Si pasojë e dëmtimit, dy pompat kanë mbetur jashtë funksionit, ndërsa mund të ketë kufizime në furnizimin me ujë në qytet dhe në disa fshatra.
Sipas njoftimit, zonat që mund të preken nga kjo situatë janë Gelanca, Gjinoci, Leshani, Terrnja, Nepërbishti dhe Shiroka.
“Theksojmë se Komuna e Suharekës nuk ka kompetencë direkte në menaxhimin e furnizimit me ujë, pasi kjo përgjegjësi i takon Hidroregjionit Jugor.
Megjithatë, meqë kemi pranuar njoftim zyrtar për këtë situatë, e konsiderojmë të rëndësishme që qytetarët të informohen me kohë dhe në mënyrë transparente” njoftoi Muharremaj.
The post Vidhet trafostacioni në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra appeared first on Gazeta Express.

