By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Për dy ditë tre aksidente të rënda trafiku në Kosovë – tre persona humbin jetën dhe disa të tjerë lëndohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Për dy ditë tre aksidente të rënda trafiku në Kosovë – tre persona humbin jetën dhe disa të tjerë lëndohen
TOP Momenti

Për dy ditë tre aksidente të rënda trafiku në Kosovë – tre persona humbin jetën dhe disa të tjerë lëndohen

Momenti
Published: August 18, 2026

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në tri aksidente të rënda trafiku të raportuara në Pejë, Malishevë dhe Podujevë.

Në Kliqinë të Pejës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 05:42 dhe në të janë përfshirë tri vetura.

Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar, ndërsa njëri prej tyre, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë.

Your browser does not support the video tag.

Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është bërë e ditur se pacienti është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Dy pacientët e tjerë, sipas spitalit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë në gjendje stabile.

Ndërkohë, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, në aksident ku u përfshinë katër automjete ka lënë të lënduar një zyrtar policor dhe pesë persona të tjerë.

Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njëri prej automjeteve kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur zyrtarin policor, i cili ishte duke rregulluar komunikacionin.

“Rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Elezaj.

Policia më pas ka dhënë detaje se vozitësi i dyshuar po drejtonte automjetin me shpejtësi të madhe dhe kishte goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës me automjet me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një shtetas kosovar.

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën

Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën. Sipas raportimeve, viktimat ishin vëllezër.

Ndërkohë, vozitësi i veturës tjetër, pasi ka marrë trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës po heton të gjitha rastet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Angellov: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 29 zjarre, 6 ende aktive
I caktohet masa e paraburgimit Igor Markoviqit i dyshuar për sulmet në Zveçan
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë dhe Kinës
VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

LEXO GJITHASHTU

Theret me thikë një person në Krushë të Madhe pas një përleshjeje, arrestohet i dyshuari
Lajme
I dënuar me 7 muaj burg për lëndim të lehtë trupor, arrestohet në Prizren
I dënuar me 7 muaj burg për lëndim të lehtë trupor, arrestohet në Prizren
Lajme
CNN: Ngushtica e Hormuzit ishte vendimtare në dështimin e marrëveshjes së fundit SHBA-Iran
CNN: Ngushtica e Hormuzit ishte vendimtare në dështimin e marrëveshjes së fundit SHBA-Iran
Lajme
Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lajme
Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja
Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja
Lajme

You Might Also Like

Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi
TOP Momenti

Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi

August 18, 2026
Vuçiq mbron përsëri kriminelin e luftës Ratko Mladiq, vë në pikëpyetje pse nuk mund të largohet nga Haga për trajtim
TOP Momenti

Vuçiq mbron përsëri kriminelin e luftës Ratko Mladiq, vë në pikëpyetje pse nuk mund të largohet nga Haga për trajtim

August 18, 2026
Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në
TOP Momenti

Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në

August 18, 2026
Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027
TOP Momenti

Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?