By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Lajme

E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Momenti
Published: August 18, 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria pretendon se A.S. ka shkuar në banesën e viktimës, ku në atë moment ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij e mitur, gjashtëvjeçare.

Sipas aktakuzës, pasi viktima i ka hapur derën, i pandehuri i ka folur, e ka përqafuar dhe i ka uruar festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi ka hyrë në kuzhinë, dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima, sipas Prokurorisë, ka ndërruar jetë para se të arrinte të dërgohej në spital.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, A.S. është drejtuar edhe ndaj të dëmtuarit S.I., me qëllim që ta godiste në fyt. I dëmtuari ka arritur t’i shmanget goditjes, ndërsa i pandehuri dyshohet se e ka goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që A.S. ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe t’i shqiptojë dënimin e paraparë me ligj.

The post E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vuçiq sërish në mbrojtje të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq: Nuk e kuptoj pse nuk e lënë të dalë nga Haga
Shkrumbohet autobusi në Berat, digjet edhe një automjet tjetër   
Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i resortit vret turistin francez me thikë – Sherri për një vajzë
Natë e përgjakshme në Ukrainë: Rusët vrasin të paktën 12 persona, dhjetëra të plagosur
“Qe qysh funksionon ekonomia e tij”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup
Sonte do të bëhet spërkatja e 13-të kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti
Noti në det, shtatë gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Noti në det, shtatë gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
TOP Momenti
Man City s’i ndahet yllit të Liverpoolit, synon transferimin e madh këtë verë
Man City s’i ndahet yllit të Liverpoolit, synon transferimin e madh këtë verë
TOP Momenti
Kabashi-Ramaj: Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë
Kabashi-Ramaj: Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë
TOP Momenti
Nis afati për studime në vitin shkollor 2026/2027
Nis afati për studime në vitin shkollor 2026/2027
TOP Momenti

You Might Also Like

Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë
Lajme

Lidhja e Bizneseve ngre alarmin: Bllokada institucionale po rrezikon investimet dhe ekonominë

August 18, 2026
“Do t’i shkruaj Rutes”, Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit
Lajme

“Do t’i shkruaj Rutes”, Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit

August 18, 2026
Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime
Lajme

Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave para Qeverisë: Po bllokohen mjete e po pengohen investime

August 18, 2026
Operacion i rrallë në QKUK: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh
Lajme

Operacion i rrallë në QKUK: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?