Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u pyet se pas qëndrimit të LDK’së për të mbetur në opozitë, pse Lëvizja Vetëvendosje s’po jep emër për president konsensual.
Fillimisht, Haxhiu kërkoi mirëkuptim se nga foltorja në Presidencë s’po mund të mbrojë qëndrimet e partisë së saj, por më pas, ajo mbrojti pozicionin e shefit të saj të partisë, Albin Kurti, duke iu referuar fjalës së tij.
“Ju uroj mirëkuptim që nga kjo foltore nuk po mund të përmend qëndrimet e Vetëvendosjes në detaje, po mundohem të jem e kujdesshme në këtë drejtim”, tha Haxhiu.
“Sa i përket emrit të kandidatit konsensual. Unë vetëm po i referohem fjalës së kryetarit, kryeministrit Kurti, që sapo ai përmend ndonjë emër të përveçëm, menjëherë bëhen radhët e partive politike kundër atij emri të përveçëm. Prandaj është mirë që partitë politike të tjera të flasin për emra të kandidatëve konsensualë. Uroj që në takimet e radhës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK’së të dalin emra të kandidatëve konsensualë”. /Express/
The post Haxhiu shërbehet me fjalët e Kurtit për kandidatin konsensual: Sapo Kryeministri ta përmendë, partitë bëhen kundër appeared first on Gazeta Express.

