By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza
Lajme

Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza

Momenti
Published: August 17, 2026

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, janë takuar të dielën në Kajro me ndërmjetësues nga Egjipti, Katari dhe Turqia, në përpjekje për të avancuar planin e SHBA-së për paqe në Gaza.

Në disa prej takimeve ka marrë pjesë edhe një delegacion i Hamasit. Sipas një diplomati të cituar nga Reuters, në bisedime kanë marrë pjesë Jared Kushner, i dërguari i Trumpit dhe dhëndri i tij, si dhe Nickolay Mladenov, i dërguari i Bordit të Paqes të Trumpit për Gazën.

Your browser does not support the video tag.

Pas takimeve, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësuesve dhe Bordit të Paqes, të krijuar nga SHBA-ja për mbikëqyrjen e armëpushimit, që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të pranuar planin e fundit të Trumpit për paqe.

Kushner, Mladenov dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair pritet të takohen të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Netanyahu ka deklaruar më herët se plani 15-pikësh i Trumpit për Gazën është “i papranueshëm”, duke shfaqur një qëndrim të pazakontë publik kundër një nisme të aleatit kryesor të Izraelit, SHBA-së.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se të dielën kishte kryer sulme ajrore ndaj dy militantëve, njëri i lidhur me Xhihadin Islamik dhe tjetri me Hamasin, në Khan Younis dhe Nuseirat të Gazës. Mjekët në Gaza thanë se të paktën pesë palestinezë u plagosën në një prej sulmeve, i cili goditi një kamp me tenda.

Në një zhvillim tjetër, memorandumi i mirëkuptimit 60-ditor mes SHBA-së dhe Iranit, që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve, skadon të hënën, më 17 gusht. Megjithatë, bisedimet mes palëve mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, trafiku detar përmes ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar gjatë fundjavës pas sulmeve ndaj cisternave të naftës. Të dhënat e kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler tregojnë se të shtunën vetëm pesë anije transportuese të mallrave kaluan përmes kësaj rruge strategjike, ndërsa të dielën nuk u regjistrua asnjë kalim.

Për krahasim, gjatë fundjavës së kaluar nëpër ngushticën e Hormuzit kishin kaluar 31 anije.

The post Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Të lindurit jashtë Zvicrës rrezikojnë ta humbin shtetësinë nëse nuk veprojnë para moshës 25-vjeçare
Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
Shitja e thëngjillit për RMV, Tahiri: Shkelje e ligjit e tejkalim kompetencash nga një Qeveri që u përplas me Kushtetutën
Protesta e kryetarëve, Peci – Ramës: Jo në emrin tim – Tendencë e krisur e disa komunave për t’i bërë opozitë Qeverisë
“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit

LEXO GJITHASHTU

Për dy ditë tre aksidente të rënda trafiku në Kosovë – tre persona humbin jetën dhe disa të tjerë lëndohen
Për dy ditë tre aksidente të rënda trafiku në Kosovë – tre persona humbin jetën dhe disa të tjerë lëndohen
TOP Momenti
Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu është 20-vjeç
Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu është 20-vjeç
TOP Momenti
QMK: Pothuajse tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
QMK: Pothuajse tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
TOP Momenti
Si të zgjidhet një president? Mësime nga Hungaria për Kosovën
Si të zgjidhet një president? Mësime nga Hungaria për Kosovën
TOP Momenti
KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
TOP Momenti

You Might Also Like

Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
Lajme

Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës

August 18, 2026
“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?
Lajme

“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?

August 18, 2026
Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
Lajme

Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 18, 2026
Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër
Lajme

Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?