Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratë për shitjen e qymyrit Maqedonisë së Veriut.
Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, ka thënë se përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.
Për këtë çështje ka reaguar deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i cili tha se kjo kontratë është shkelje e ligjit dhe tejkalim i kompetencave.
“Çdo marrëveshje ndërshtetërore jo transparente, përfshirë edhe atë të KEK-ut për shitjen e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut, në rastin më të butë përbën shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetencave, veçanërisht në një kohë kur kjo Qeveri është në përplasje të hapur me Kushtetutën”.
Në rastin më të rëndë, Tahiri thotë se bëhet fjalë për abuzim me pasuritë e Republikës së Kosovës, “pasuri për të cilat është derdhur gjak, djersë dhe sakrificë ndër breza”.
“Ftojmë, Ministrinë përgjegjëse të bëjë publik marrëveshjen dhe të gjitha dokumentet që lidhen me të. Transparenca nuk është luks dhe zgjedhje politike, por detyrim ligjor e institucional!”.
The post Shitja e thëngjillit për RMV, Tahiri: Shkelje e ligjit e tejkalim kompetencash nga një Qeveri që u përplas me Kushtetutën appeared first on Gazeta Express.

