By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Lajme

Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

Momenti
Published: August 15, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se zgjedhja e presidentit konsensual mbetet e mundshme, por ka paralajmëruar se formimi i institucioneve të reja pas tejkalimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit mund të shoqërohet me konteste kushtetuese.

Gashi, në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, ka thënë se presidenti konsensual duhet të jetë figurë që mund të përfaqësojë të gjithë spektrin politik dhe të ketë integritet personal dhe profesional.Sipas tij, pa këto kritere nuk do të ketë hapësirë për dakordim.

Your browser does not support the video tag.

Për këtë çështje, deputeti i LDK-së shtoi se do të diskutohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë.

“Ka hapësirë edhe me u gjetë, po ka edhe hapësirë edhe me u mos gjetë. Po s’mundemi me e paragjyku. 60 ditë janë, prej momentit të konstituimit të Kuvendit janë 60 ditë me u marrë me atë temë. Dy muaj, dy herë në ditë me u taku, 120 takime mundemi me u bë… Nuk kemi vendos kritere, sepse po të flas unë diçka të tillë, vendosi kritere sot. Dhe kriteret, cila mund të jenë bllokuese. Por, në parim, me gjetur një person i cili ka integritet personal, ka integritet profesional, ka përvojë institucionale, ka përvojë shtetërore, mbrojtës i kushtetutshmërisë, përfaqësues i Kosovës brenda dhe jashtë. Ne kemi menduar që të tillë, të paktën pesë ose gjashtë, janë në grupin parlamentar të LDK-së. Zoti Kurti s’ka mendu. Po thotë ka të tjerë që janë më të mirë sesa 120 deputetë të Kuvendit të Republikës, ose 100 deputetët shqiptarë të Kuvendit të Republikës, ka të tjerë që janë hala më të mirë, a du me i marrë qata. Le të tregojë kush janë ata dhe në rregull jemi”, tha ai.Megjithatë, ai ka ngritur pikëpyetje mbi vetë konstituimin e Kuvendit, pas skadimit të afatit 30-ditor.

Gashi ka thënë se një situatë e tillë mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të shërbejë si bazë për krijimin e një precedenti të ri kushtetues.

Ai ka thënë se kërkesa për vlerësim kushtetues mund të parashtrohet nga një subjekt politik apo institucion tjetër.“Tash mund të krijohet një precedent tjetër, që të shkohet në gjykatë, masi që Kuvendit t’i ketë një rastin se prapë mundet, s’ka çka me e çu në gjykatë. Kurdo që ta bëjë Kuvendi një vendim, ka me u shku në Gjykatë Kushtetuese, ndoshta prej dikujt, dhe gjykata ka me thënë: jo, ngadalë, se me presidentin krejt i ki antikushtetuese, ose ka me thënë në rregull është, krejt janë kushtetuese, vazhdoni… 29:00 Është material për Gjykatë Kushtetuese. A e çojmë ne, a e çon PDK-ja, a e çon AAK-ja, a e çon Avokati i Popullit, i nxitur nga organizata e shoqërisë civile, a kush e çon, nuk e di. Po mundet me e çu dikush, ndoshta s’e çon kurrkush. Mua ajo është çështje strategjike. Ajo është qasje strategjike pastaj, se cila do të jetë strategjia e LDK-së në këtë pikë, po më duket është pak herët me thënë. Ka material për gjithçka. Si për ashtu, si për kështu”, shtoi Gashi.

Ai tregoi edhe pse LDK vendosi të ndërpresë negociatat për bashkëqeverisje me LVV-në.

Sipas tij, Albin Kurti nuk dëshiroi koalicion, derisa ofroi vetëm tri ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit për LDK-në.Gashi kritikoi edhe mënyrën se si Kurti i është referuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e quajtur “mikun tim” dhe “nuk është pak të jesh zëvendësi im”.

Sipas Gashit, kjo nuk përbën shenjë miqësie, por mungesë respekti ndaj Abdixhikut dhe LDK-së.

Krahas kësaj, Gashi i kundërpërgjigjet eksponentëve të LVV-së, të cilët e përshëndetën vendimin e LDK-së për presidentin konsensual, por që shtuan se nuk duhet të ketë “hile” në këtë proces.

Duke i bërë thirrje LVV-së që të thërrasë sa më parë seancën konstituive pas këtij qëndrimi të ri të LDK-së, Gashi thotë se zvarritja e formimit të institucioneve të reja do të jetë fillimi i fundit politik të Albin Kurtit.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë më 8 gusht me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj. 

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7./KP/

The post Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike
“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
9 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, ndërsa sulmet e grupit Houthi vazhdojnë në Jemen

LEXO GJITHASHTU

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
TOP Momenti
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
TOP Momenti
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti
TOP Momenti
Neptun rihap dyqanin në Çair
Neptun rihap dyqanin në Çair
TOP Momenti
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
TOP Momenti

You Might Also Like

Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët s’duan bashkimin me Lushnjën
Lajme

Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët s’duan bashkimin me Lushnjën

August 15, 2026
Shtetasi i Kosovës ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për përfshirje në dhunim
Lajme

Shtetasi i Kosovës ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për përfshirje në dhunim

August 15, 2026
Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
Lajme

Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues

August 15, 2026
Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
Lajme

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?