By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
Lajme

Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues

Momenti
Published: August 15, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ka kthyer letrën ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për ftesën që kjo iu dërgoi liderëve partiakë për një takim të përbashkët për të martën.

Gjini në këtë letër i tha Haxhiu se nuk është presidente e zgjedhur, prandaj s’mund ta luajë rolin unifikues.

Your browser does not support the video tag.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, i shkroi Gjini.

Ai më pas tha se Haxhiu dhe shefi i saj i partisë, Albin Kurti, nuk po e kërkojnë takimin për të gjetur zgjidhje, por për të gjetur fajtor “për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”.

“Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, përfundoi Gjini.

Njoftimi i plotë i Aleancës:

Letra e Kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini për takimin e ftuar nga deputetja Albulena Haxhiu.

E nderuar zonja Haxhiu,

Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik.

Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj është më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi.

Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës.

Ardian Gjini

Kryetar i Aleancës

The post Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
9 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, ndërsa sulmet e grupit Houthi vazhdojnë në Jemen
Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët s’duan bashkimin me Lushnjën
Shtetasi i Kosovës ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për përfshirje në dhunim
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Neptun rihap dyqanin në Çair
Neptun rihap dyqanin në Çair
TOP Momenti
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
TOP Momenti
Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec
Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec
TOP Momenti
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”
TOP Momenti
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve
TOP Momenti

You Might Also Like

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
Lajme

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit

August 15, 2026
Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?
Lajme

Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?

August 15, 2026
Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit
Lajme

Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit

August 15, 2026
Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit
Lajme

Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?