Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.
Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare me inicialet D. N., banuese në Prizren, e cila dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Dyshohet se armët ishin trafikuar nga Kosova dhe do të përdoreshin për shitje te grupe kriminale. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, dorezë hekuri.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit appeared first on Gazeta Express.

