By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?
Lajme

A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?

Momenti
Published: August 14, 2026

Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2025, adresa për rrugëdalje ishte Gjykata Kushtetuese.

Për vetëm tetë muaj, kjo gjykatë nxori katër aktgjykime rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me sqarime edhe për mënyrën se si duhej të zhvillohej seanca me vetëm katër pika të rendit të ditës.

Your browser does not support the video tag.

Një situatë e ngjashme po përsëritet edhe sivjet, por a mund të japë zgjidhje Kushtetuesja edhe këtë herë?

Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.

Aty, Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.

Pikërisht për të sqaruar se çfarë ngjan kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, tani ish-presidentja Vjosa Osmani kishte dërguar kërkesë në Kushtetuese në korrikun e 2025-tës.

Mirëpo, ajo e kishte tërhequr atë pas disa ditësh, pasi Radomir Llaban, të cilin e cilësonte “rrezik për sigurinë kombëtare”, ishte caktuar gjyqtar raportues në këtë lëndë.

Në njoftimin për media të asaj kohe, Kushtetuesja kishte thënë se “është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”, të cilat Gjykata i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

Kjo gjykatë nuk iu përgjigj REL-it nëse e ka ende në shqyrtim këtë rast, apo nëse ai është mbyllur.

Megjithatë, rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese parasheh që shqyrtimi i një kërkese mund të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes nga palët, “kur këtë e kërkon interesi publik dhe/ose respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë”.

A mund ta zgjidhë situatën një aktgjykim për kërkesën e Osmanit?

Flamur Hyseni, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë për REL se nuk pret që një sqarim i radhës nga Gjykata do ta zgjidhte ngërçin – nëse mungon vullneti politik.

Sipas tij, bllokadat politike nuk duhet të zgjidhen duke e zhvendosur përgjegjësinë nga 120 deputetët te Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata mund të përcaktojë kufijtë kushtetues, por nuk mund ta zëvendësojë procesin politik”, shprehet Hyseni.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë për REL se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të japë një zgjidhje, përveçse t’ua rikujtojë deputetëve rolin dhe pozitën që mbajnë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund as të caktojë obligime, apo të marrë vendime për ta shpërndarë Kuvendin nëse nuk është konstituuar brenda 30 ditëve, nëse kjo nuk parashihet në Kushtetutë”, pohon Miftaraj.

Hyseni sqaron se problemi qëndron te fakti se Kushtetuta nuk parasheh pasojë juridike kur tejkalohet afati 30-ditor për konstituimin.

Edhe ai vlerëson se Gjykata nuk mund të shkruajë një normë të re kushtetuese për ta zgjidhur situatën aktuale.

“Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, por nuk mund të krijojë përmes interpretimit një pasojë kushtetuese që teksti nuk e përmban”, thotë Hyseni.

Miftaraj thotë se nuk mund të pritet një vendim arbitrar që u tregon deputetëve si të veprojnë, pasi, sipas tij, Kushtetuesja nuk mund të tejkalojë kompetencat e veta.

“Vetëm nëse vendos të hartojë një nen të ri në Kushtetutën e Kosovës, përmes aktgjykimit, por që do të dilte në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare”, shprehet ai.

Çfarë thonë partitë për 30-ditëshin?

LVV-ja, parti fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit – që u shpallën pasi partitë nuk arritën konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit – ka kërkuar kohë për konsultime me subjektet tjera, veçanërisht për çështjen e kreut të shtetit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha të mërkurën se, nga këndvështrimi i LVV-së, deputetët kanë kohë për konstituimin e Kuvendit deri më 6 shtator, duke llogaritur 30-ditëshin nga nisja e seancës më 6 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që konstituimi i Kuvendit të mos vonojë, duke argumentuar se obligimi kushtetues vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të afatit 30-ditor.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e vetmja e cila ka pranuar të bisedojë me LVV-në për një marrëveshje eventuale, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese.

Njësoj, edhe Aleanca ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke fajësuar LVV-në për bllokim.

Me gjithë kritikat për shkelje kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, asnjëra nga partitë nuk ka çuar kërkesë për këtë çështje në Gjykatë.

Por, 14 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Kushtetueses më 12 gusht, duke kërkuar që të ndërmarrë veprime lidhur me zbatimin e aktgjykimit që përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një situatë ku Kushtetuesja mund të përcaktojë kufijtë, por jo të zëvendësojë vullnetin politik, mbetet të shihet nëse zgjidhja do të vijë nga Gjykata apo nga marrëveshja mes partive./Radio Evropa e Lirë

The post A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rriten tensionet në Paqësor – Putin viziton ishujt japonez, Rusia me pretendimet të reja territoriale
Gjithçka është djegur: Shikoni si duket bregdeti kroat këtë mëngjes – 14 pacientë u shtruan në spital
Arben Mustafa: Kurti është “uzurpator”, kërkojmë vazhdimin e seancës konstituive
SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja
Sekretari i Thesarit thotë se SHBA-të do të zbatojnë masa “të papara kurrë” ndaj Iranit

LEXO GJITHASHTU

Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive
Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive
TOP Momenti
“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë
“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë
TOP Momenti
Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin për Kurtin – “a ka ardhë”?
Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin për Kurtin – “a ka ardhë”?
Lajme
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti
Shqiptarët e gjetën zërin
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti

You Might Also Like

NATO ngre avionët luftarakë pas hyrjes së një droni në hapësirën ajrore të Letonisë
Lajme

NATO ngre avionët luftarakë pas hyrjes së një droni në hapësirën ajrore të Letonisë

August 14, 2026
Skena apokaliptike pas zjarreve në Kroaci: Automjete të djegura të lëna në anë të rrugës
Lajme

Skena apokaliptike pas zjarreve në Kroaci: Automjete të djegura të lëna në anë të rrugës

August 14, 2026
Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
Lajme

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

August 14, 2026
Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
Lajme

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?