By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive
TOP Momenti

Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive

Momenti
Published: August 14, 2026

Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë janë vënë në kontroll në vendin tonë.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar rreth situatës së zjarreve në vendin tonë deri në orën 20:00, ku gjatë ditës janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri.

Your browser does not support the video tag.

Aktualisht janë nën vëzhgim 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.

Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë dhe i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Tiranë, puna vijon në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër, me angazhimin e MZSH, ADZM, vullnetarëve dhe mbështetje ajrore nga FA. Pavarësisht terrenit dhe përhapjes së mëparshme, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Krujë, ndërhyrja e forcave operacionale dhe e FA-së, e mbështetur nga 1 helikopter, ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit në lagjen Abaze nën kontroll, ndërsa në Bojë, Krastë dhe Halil nuk raportohen më vatra aktive.

Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë, Dibër, ku janë përqendruar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Falë ndërhyrjes së koordinuar është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre, ndërsa puna vijon në dy drejtimet e tjera. Në Qafën e Helmes operojnë gjithashtu MZSH, forca bashkiake dhe të njësisë administrative Selishtë.

Në Përmet, vijon puna në Nëmerçkë dhe Dhëmbel, në terren të vështirë, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në Moravë, Devoll, ndërhyrja e MZSH ka bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll.

Në Trojë, Mirditë, operacionit i janë bashkuar edhe 30 efektivë të FA-së, krahas MZSH, forcave bashkiake, policisë dhe vullnetarëve.

Në Shkodër vijon puna në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, ku kjo e fundit po shkon drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Kryezi është nën kontroll.

Në Elbasan vijojnë operacionet në Dardhë, Lugaxhi dhe Shalës; në Lugaxhi janë angazhuar MZSH, pyjorja, ASHP, forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, pa rrezik për zonat e banuara të mbështetur nga Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, në Finiq, vatrat në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll, duke reflektuar efektivitetin e ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
Për shkak të një aksidenti rrugor ndërpritet trafiku në rrugën Strumicë – Novo Sellë
“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
Lajme
Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në sallë sportesh
Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në sallë sportesh
Lajme
Bombardimet ruse në Ukrainë, një viktimë dhe 17 të plagosur në Kramatorsk e Zaporizhia
Bombardimet ruse në Ukrainë, një viktimë dhe 17 të plagosur në Kramatorsk e Zaporizhia
Lajme
Panë diellin pa syze speciale, mijëra njerëz në Spanjë dhe Britani me probleme shikimi pas eklipsit
Panë diellin pa syze speciale, mijëra njerëz në Spanjë dhe Britani me probleme shikimi pas eklipsit
Lajme
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
Lajme

You Might Also Like

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë

August 14, 2026
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti

Shqiptarët e gjetën zërin

August 14, 2026
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë

August 14, 2026
PDK e Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive
TOP Momenti

PDK e Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?