Deputetët e PDK-së edhe sot do të vazhdojnë aktivitet e tyre për të kundërshtuar qasjen e VV-së për të moskonstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ata janë vendosur para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Shumica e deputetët të partisë më të madhe opozitare janë bërë “muri” në hyrje të Kryeministrisë.
“Republikë – Kushtetutë! Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës!”, ka deklaruar PDK-ja.
The post Deputetët e PDK-së bëhen “mur” para Qeverisë, kundërshtojnë bllokimin e konstituimit të Kuvendit appeared first on Gazeta Express.

