Pas dy ditësh përballje me zjarr në malet e fshatit Breznicë të komunës së Bujanocit, është arritur qe të shuhet zjarri.
Banorët kanë bërë të ditur për “Zërin” se gjatë këtyre dy ditëve edhe ata me mjete vetakake kanë bërë përpjekje në shuarje të zjarrit.
Sipas banorëve të këtij fshati në brezin kufitar me Kosovën, gjatë së mërkurës nuk kanë pasur as rrymë për shkak të djegies së njërës shtyllë elektrike, por që tashmë edhe ky problem është zgjidhur.
Siç bëjnë të ditur banorët, këto dy ditë kanë qenë të vështira dhe të frikshme, pavarësisht se autoritetet në afërsi të shtëpive që kanë qenë më të rrezikuara autoritetet kishin vendosur autobotë.
Terreni i vështirë dhe erërat kanë bërë që shuarja e zjarrit të vështirësohet edhe më shumë, mirëpo fal edhe angazhimit të banorëve, pas dy ditësh është shuar tërësisht zjarri.
Banorët theksojnë se dyshojnë që kjo ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme dhe është bërë nga dora e njeriut, sepse ajo pjesë e malit është tërësisht me pisha.
Theksojmë se gjatë së mërkurës edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq vizitoi këtë fshat të brezit kufitar ku edhe u informua nga afër për situatën e zjarreve. Për ironi, Daçiqi në këtë fshat shkoi me helikopter, mirëpo duke e ditur që është terren i vështirë, shteti serb nuk u kujdes që këtë zjarr ta shuaj nga ajri. / Zëri

