By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Krerët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Krerët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar
Lajme

Krerët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar

Momenti
Published: August 13, 2026

Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në detyrë, ose janë ushtrues detyre. Pas betimit të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht, legjitimiteti i titullarëve shtetërorë është vënë në pikëpyetje.

Albin Kurti është kryeministër në detyrë që nga shpërbërja e Kuvendit, që çoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërkaq kryeparlamentarja e legjislaturës së dhjetë, Albulena Haxhiu, është ushtruese e detyrës së presidentit që nga 4 prilli, pas mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanitnë në krye të shtetit.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, si Kurti, ashtu edhe Haxhiu, kanë bërë betimin si deputetë të legjislaturës së re më 6 gusht, dhe pikërisht, vazhdimi i mbajtjes së posteve në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, pas betimit si deputetë, sipas vëzhguesve, përbën shkelje.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Ema Pula nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) vlerësojnë se Kurti, por edhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit që janë betuar si deputetë, po shkelin një dispozitë të Ligjit për Qeverinë, pasi argumentojnë se ata do të duhej të dorëhiqeshin nga postet ekzekutive pas zgjedhjes si deputet.

“Nuk mundet një zyrtar publik njëkohësisht të jetë deputet i zgjedhur, i betuar tashmë, të jetë edhe kryeministër, qoftë edhe në detyrë, ose ministër në detyrë”, vlerëson Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Pula thotë se duke pasur për bazë parimin e ndarjes së pushteteve, anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nuk mund të ushtrojnë edhe poste ekzekutive, pra “rrjedhimisht nuk mund të marrin edhe vendime në nivel ekzekutiv”.

Kurti ishte edhe më herët kryeministër në detyrë, pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, të cilat u pasuan me një krizë politike, kur deputetët për muaj të tërë nuk arritën të formonin institucionet e reja të vendit në mungesë të një konsensusi.

Kompetencat e Qeverisë në detyrë kufizohen me Ligjin për Qeverinë. Aty thuhet se ekzekutivi në detyrë kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara në planin vjetor të punës dhe me ligjin vjetor për buxhetin. Qeveria në detyrë, mes tjerash, nuk lejohet: të miratojë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për të cilat kërkohet ratifikim nga Kuvendi, të miratojë projekt-amendamente kushtetuese, projektligje, strategji dhe koncept dokumente, të iniciojë procedura të reja për emërimin në pozitat publike.

Pas betimit si deputet, Kurti në një konferencë për media u zotua se do të respektojë kufizimet e përcaktuara në ligj, por u shpreh se do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit në detyrë.

“Unë vazhdoj të jem kryeministër në detyrë dhe do ta respektoj në plotëni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përfshirë këtu edhe Ligjin mbi Qeverinë”, u shpreh ai.

Bugaqku nga KDI thotë se vendimet e zyrtarëve që janë ushtrues detyre “shumë lehtë” mund të kontestohen në gjykata dhe ato të anulohen, duke bërë që, sipas tij, të jetë i cenueshëm edhe parimi i sigurisë juridike në vend “për shkak se vendimet po merren nga personat që s’janë të autorizuar tashmë t’i ndërmarrin ato vendime”.

Megjithatë, për Bugaqkun dhe Pulën më problematike çështja e ushtrimit të detyrës së presidentit nga kryeparlamentarja e legjislaturës së kaluar, Haxhiu, pas betimit si deputete më 6 gusht.

“Në rastin konkret, meqenëse zonja Haxhiu është betuar si deputete, nuk ekziston më një bazë kushtetuese për vazhdimin e ushtrimit të detyrës së presidentit nga ajo, pasi ushtrimi i kësaj detyre lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e pozitës së kryetarit të Kuvendit”, thotë Pula nga GLPS.

Ligji për presidentin përcakton se posti i ushtrueses së detyrës së presidentit mund të ushtrohet jo më gjatë se gjashtë muaj, që i bie, Kosova mund të ketë u.d të presidentit deri më 4 tetor.

Bukaqku thotë se udhëheqja e shtetit nga funksionarë që nuk kanë legjitimitet të plotë është e paprecedentë dhe e papranueshëm.

“Kjo nuk i bën nder as shtetit, por as qytetarëve të Kosovës, sepse institucionet kryesore të shtetit pra, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, po vazhdojnë të jenë pa titullarët legjitimë që i mbajnë këto pozita”, thotë ai.

Ai shprehet se do të duhej të kishte një interpretim të ri të Gjykatës Kushtetuese ku do të sqarohej legjitimiteti i mbajtjes së pozitave të kryetarit të Kuvendit e deputetëve.

“Tashmë është diskutabile edhe shumë e dyshimtë aspekti i vendimmarrjes edhe i rolit, sjelljes, që mund ta ketë kryetarja e Kuvendit duke qëndruar njëkohësisht edhe si ushtruese e detyrës së presidentes, sepse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar brenda afatit kushtetues. Dhe rrjedhimisht nuk e dimë ende se sa janë të vlefshme tashmë edhe mandatet e këtyre deputetëve”, thotë ai.

Kurti dhe Haxhiu po vazhdojnë të mbajnë të tri postet kryesore shtetërore, teksa legjislatura e re ende nuk ka përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në qershorin e vitit të kaluar, deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin, pra të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e tij, brenda 30 ditësh nga data e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Kjo datë skadoi mesnatën e 7 gushtit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, që fitoi zgjedhjet e qershorit, argumenton se ky afat ka nisur më 6 gusht, kur ka nisur seanca konstituive.

Kurti po refuzon që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, teksa po kërkon një marrëveshje me subjektet politike për çështjen e presidentit – moskonsensusi për të cilin shkaktoi zgjedhjet e qershorit.

Lidhur me çështjen e afatit për konstituim, disa organizata joqeveritare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të ndërmarrë veprime lidhur me aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Teksa Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme institucionale dhe politike, pasi që nga shkurti i vitit 2025 ka mbajtur tri herë zgjedhje parlamentare dhe sërish qytetarët mund t’i drejtohen kutive të votimit në rast të moszgjedhjes së presidentit të ri, Pula nga GLPS thotë se këto kriza kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese e ligjore.

Sipas saj, mosfunksionimi formal i institucioneve prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata për qytetarët.

“Zvarritja e funksionimit të institucioneve pengon marrjen e vendimeve të nevojshme, vonon reformat, si dhe kufizon aftësinë e institucioneve për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave dhe problemeve të qytetarëve”, thotë Pula për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shprehet se përveç ndikimit brenda vendit, kriza institucionale dobëson edhe pozitën e shtetit në aspektin ndërkombëtar, “duke cenuar kredibilitetin e saj si partnere, duke vështirësuar avancimin e agjendës së saj evropiane, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Një pasojë e mundshme, nëse vendi s’arrin të ketë institucione të reja, mund të jetë humbja e përhershme e milionave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes.

The post Krerët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Provokon Blushi: Shqipëria të gllabërojë vende për të mbijetuar, të bashkohemi me Kosovën, urojmë të prishet Maqedonia…ta marrim gjysmën
Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër
Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Kryeministrja e Japonisë thotë se vizita e Putinit në ishujt e kontestuar është “absolutisht e papranueshme”
Vudi Xhymshiti publikon montazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet personi që shtiu me armë nga vetura te Zona Industriale në Prishtinë
Arrestohet personi që shtiu me armë nga vetura te Zona Industriale në Prishtinë
TOP Momenti
PDK tha se LVV po e shantazhon administratën e Kuvendit, reagon Haxhiu: ‘Opozita’ nuk duhet ta përfshijë stafin profesional në këto përplasje
PDK tha se LVV po e shantazhon administratën e Kuvendit, reagon Haxhiu: ‘Opozita’ nuk duhet ta përfshijë stafin profesional në këto përplasje
TOP Momenti
Alarm në tenderin e karburanteve: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e IP-KOS-it, lotet milionëshe mbeten pezull
Alarm në tenderin e karburanteve: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e IP-KOS-it, lotet milionëshe mbeten pezull
TOP Momenti
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi ishte mbi 969 mijë euro
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi ishte mbi 969 mijë euro
TOP Momenti
Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion
Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
Lajme

Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali

August 13, 2026
PDK dorëzon kërkesën për vazhdimin e seancës, Gruda: Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast
Lajme

PDK dorëzon kërkesën për vazhdimin e seancës, Gruda: Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast

August 13, 2026
25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim
Lajme

25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim

August 13, 2026
42 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, 12 aktive, evakuohen disa familje
Lajme

42 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, 12 aktive, evakuohen disa familje

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?