By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim
Lajme

25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim

Momenti
Published: August 13, 2026

Njëzet e pesë vjet pasi Marrëveshja Kornizë e Ohrit i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, analistët paralajmërojnë se paqja ndërmjet komuniteteve etnike mbetet e brishtë.

Armët heshtën në vitin 2001, por Maqedonia e Veriut ende po përballet me trashëgiminë e konfliktit të saj etnik. Njëzet e pesë vjet pasi Marrëveshja Kornizë e Ohrit i dha fund luftimeve, maqedonasit etnikë dhe shqiptarët jetojnë në paqe, megjithatë analistët thonë se pajtimi i vërtetë ende nuk është arritur.

Your browser does not support the video tag.

Konflikti gjashtëmujor që shpërtheu në shkurt të vitit 2001 shpesh përshkruhet si kapitulli i fundit i shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Por, ndryshe nga luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, ai u ndal përpara se të shndërrohej në një tragjedi më të madhe, kryesisht falë një kompromisi politik të ndërmjetësuar nga NATO-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Fazë e re

Një çerek shekulli më vonë, rendi politik i krijuar nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit po hyn në një fazë të re.

Pas rikthimit në pushtet të partisë konservatore VMRO-DPMNE dy vjet më parë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare, kaloi në opozitë. Ky zhvillim u dha fund dy dekadave të ndikimit qeverisës të Ali Ahmetit, i cili nga udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë konfliktit të vitit 2001 u shndërrua në një nga figurat politike më me ndikim në vend.

Ahmeti, i cili pas Marrëveshjes së Ohrit zëvendësoi uniformën guerile me kostume të zeza elegante dhe këmisha të bardha, tani argumenton se marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit.

“Sulmet ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, shfuqizimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, dobësimi i mekanizmave të krijuar për të parandaluar sundimin e shumicës dhe promovimi i një koncepti monoetnik të shtetit janë sinjale serioze për drejtimin në të cilin po lëviz vendi”, tha ai në një deklaratë me rastin e 2 gushtit, festës kombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Si vend me një pakicë të madhe shqiptare, Maqedonia e Veriut ka kaluar pjesën më të madhe të 25 viteve të fundit duke u përpjekur të balancojë diversitetin e saj etnik brenda një sistemi të qëndrueshëm politik. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë 29,5% të popullsisë, ku përfshihen edhe 24,3% e atyre janë banorë rezidentë.

Për Bujar Osmanin, zyrtar i lartë i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm, pyetja kryesore nuk është më se sa nga Marrëveshja e Ohrit është zbatuar, por nëse arritjet e saj mund të ruhen. “Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, pyetja nuk është më vetëm se çfarë kemi zbatuar që nga viti 2001. Pyetja është nëse do të lejojmë që brenda pak vitesh të çmontohet ajo që e ka mbajtur Maqedoninë e Veriut stabile për dy dekada e gjysmë”, tha ai për DW.

Viti 2001: Një plagë ende e pashëruar plotësisht

Trashëgimia e konfliktit të vitit 2001 vazhdon të ndihet thellë. Luftimet morën jetën e 72 ushtarëve dhe policëve, ndërsa numri i kryengritësve shqiptarë të vrarë mbetet i diskutueshëm, me vlerësime që luhaten nga rreth 100 deri në disa qindra. Më shumë se 170.000 vetë u zhvendosën, përfshirë 74.000 brenda vendit.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit që i dha fund konfliktit riformësoi sistemin politik të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur mekanizma të ndarjes së pushtetit për t’u dhënë komuniteteve pakicë një zë më të madh në vendimmarrje. Ligjet që prekin çështje të ndjeshme, si gjuha, arsimi dhe simbolet kombëtare, kërkojnë mbështetje jo vetëm nga shumica parlamentare, por edhe nga përfaqësuesit e grupeve pakicë.

Megjithëse në përputhje të madhe me standardet evropiane për të drejtat e pakicave, ky sistem nuk i dha fund mosmarrëveshjeve mbi barazinë dhe përfaqësimin.

“Marrëveshja realizoi një pjesë të madhe të misionit të saj historik, por thelbi i saj nuk mund të konsiderohet i përfunduar. Ohri nuk është një listë administrative detyrash që plotësohet një herë e më pas arkivohet. Ai është një sistem ekuilibri që duhet respektuar vazhdimisht”, tha Osmani.

Edhe shumica maqedonase shpreh pakënaqësi

Qëndrime të ndryshme mbi trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit mbeten në qendër të debatit. Ndërsa shumë maqedonas etnikë argumentojnë se politikat e përfaqësimit pozitiv kanë krijuar avantazhe të padrejta për shqiptarët, politikanët shqiptarë thonë se shqetësimi i vërtetë është gërryerja graduale e të drejtave të garantuara nga marrëveshja. “Ka diskriminim që shqetëson shumë njerëz në komunitetin maqedonas, sepse shqiptarëve shpesh u jepet përparësi në punësim për të përmbushur kuotat e përfaqësimit në sektorin publik”, tha Stojançe Angellov, gjeneral policie gjatë konfliktit të vitit 2001.

Angellov tha se praktika të tilla vendosin përkatësinë etnike përpara kualifikimeve.

Osmani e kundërshton këtë narrativë, duke argumentuar se politikat e fundit qeveritare kanë dobësuar mbrojtjet për shqiptarët që u vendosën pas konfliktit. “Fillimisht, e gjithë kjo fshihej pas propagandës politike, shpjegimeve teknike dhe pretendimeve se bëhej fjalë vetëm për modernizimin e sistemit. Sot, ndërsa kjo zhurmë po shuhet gradualisht, po bëhet shumë më e qartë se çfarë po vihet realisht në pikëpyetje”, tha ai.

Nacionalizmi mbrojtës në rritje

Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë paralajmërojnë se vitet e krizave politike dhe mosmarrëveshjeve mbi identitetin kombëtar kanë ngadalësuar reformat dhe kanë përforcuar ndarjet etnike.

Harald Schenker nga OJQ-ja gjermane “Pro Peace” thotë se Marrëveshja e Ohrit i transformoi institucionet e Maqedonisë së Veriut, por jo domosdoshmërisht marrëdhëniet mes komuniteteve. “Distanca etnike po rritet, sistemi arsimor mbetet i ndarë dhe të dy komunitetet po e kuptojnë gjithnjë e më pak njëri-tjetrin”, tha ai për DW.

Sipas Schenkerit, marrëveshja krijoi institucione dhe rregulla të reja qeverisjeje, por nuk arriti të nxisë pajtimin ose një vizion të përbashkët për të ardhmen. “Secila palë ruan interpretimin e vet për atë që ndodhi në vitin 2001. Njëzet e pesë vjet më vonë, ekziston nevoja për platforma ku njerëzit mund t’i diskutojnë hapur këto dallime. Perspektiva të ndryshme ekzistojnë, por njerëzit duhet të flasin me njëri-tjetrin”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, vitet e ngecjes së integrimit në BE kanë ushqyer pasiguri për drejtimin e vendit. Maqedonia e Veriut u bë vend kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005, por negociatat ende nuk kanë filluar zyrtarisht. Pas tejkalimit të një mosmarrëveshjeje shumëvjeçare me Greqinë për emrin e shtetit, Shkupi u përball me pengesa të reja që burojnë nga kërkesat e Bullgarisë lidhur me historinë, gjuhën dhe identitetin kombëtar.

Ky ngërç i zgjatur jo vetëm që ka dekurajuar përpjekjet reformuese, por ka thelluar edhe tensionet ndëretnike, pasi perspektiva e zbehtë e anëtarësimit në BE ka larguar një nga projektet e pakta unifikuese që ndanin si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët.

Në këtë sfond, pyetjet mbi të ardhmen e Maqedonisë së Veriut mbeten ngushtë të lidhura me trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit. Muajin e ardhshëm, vendi do të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

Osmani nuk beson se vendi rrezikon një konflikt të ri, por paralajmëron se tensionet etnike mund të rriten gradualisht. “Nuk besoj se qytetarët duan një problem të ri. Por tensionet etnike nuk fillojnë me konflikt. Ato fillojnë kur një komunitet humbet gradualisht besimin se sistemi e trajton si të barabartë”, tha ai.

Edhe Angellov ndan të njëjtin mendim: “Për mua, arritja më e madhe është, se ndërsa dikur e shikonim njëri-tjetrin përmes shënjestrës së pushkës, sot pi kafe me disa nga veteranët e UÇK-së shqiptare”, tha ai. /DW

The post 25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re

LEXO GJITHASHTU

Vihet në funksion “Safe City” në Veles
Vihet në funksion “Safe City” në Veles
TOP Momenti
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
TOP Momenti
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
TOP Momenti
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
TOP Momenti
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
TOP Momenti

You Might Also Like

Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar
Lajme

Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar

September 13, 2026
Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re
Lajme

Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re

September 13, 2026
Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
Lajme

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

September 13, 2026
Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton
Lajme

Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?