By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Banka Gjermane për Zhvillim paralajmëron se do t’ia ndërpresë Termokosit mbështetjen në projektin 87-milionësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Banka Gjermane për Zhvillim paralajmëron se do t’ia ndërpresë Termokosit mbështetjen në projektin 87-milionësh
Lajme

Banka Gjermane për Zhvillim paralajmëron se do t’ia ndërpresë Termokosit mbështetjen në projektin 87-milionësh

Momenti
Published: August 13, 2026

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), ka paralajmëruar mundësinë e ndërprerjes së mbështetjes ndaj Termokosit, në projektin për zgjerim rrjeti që ka vlerën 87 milionë euro.

Alarmin e ka dhënë në një letër që më 21 korrik ia ka adresuar Bordit të kësaj ndërmarrjeje, e një kopje të të cilës e ka siguruar KOHA. Në të ka listuar shqetësimet për moszbatimin e projektit Solar 4 Kosovo, pjesën më të madhe të të cilit parashihet ta financojë.

Your browser does not support the video tag.

KfW-ja i ka cilësuar alarmante informatat se janë 159 nënstacione të pakontrolluara dhe pjesërisht të paregjistruara brenda rrjetit të ngrohjes qendrore.

“Na është raportuar se gjithsej 159 nënstacione janë identifikuar si funksionale pa kontroll automatik. Kjo duket të jetë në kundërshtim me objektin e projektit të mëparshëm të Bashkëpunimit Financiar Gjerman dhe projektit të rrjetit të financuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit të gjitha nënstacionet ekzistuese duhej të ishin pajisur me kontroll automatik”, thuhet në letër.

Në të listohen edhe pasojat.

“Funksionimi i nënstacioneve të pakontrolluara shkakton çekuilibrime të sistemit, përfshirë rrjedhje të tepërta, mbingarkesë të gypave dhe pompave, temperatura të larta të ujit që kthehet në sistem, përdorim joefikas të kapacitetit të prodhimit dhe shpërndarjes, si dhe probleme të ndryshme hidraulike, duke shkaktuar përfundimisht furnizim të pamjaftueshëm me ngrohje në zonat e prekura”, thuhet në letrën e KfW-së.

KfW-ja ka shprehur shqetësim se një numër i konsiderueshëm i nënstacioneve të identifikuara nga Konsulenti për Zbatimin janë konsumatorë të panjohur dhe të paregjistruar, të cilët nuk kanë qenë pjesë e projektit të mëparshëm me Termokosin dhe është supozuar se rrjedhin nga zgjerimet e rrjetit të realizuara drejtpërdrejt nga ngrohtorja e kryeqytetit.

Në dokument është thënë se në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Veçantë ndërmjet Termokosit, Komunës së Prishtinës dhe KfW-së, të datës 20 dhjetor 2022, për projektin në vazhdim të Ngrohjes Qendrore me Energji Diellore, dhe siç është shtjelluar edhe në letrën e KfW-së të datës 15 tetor 2024, Termokosi duhet të zbatojë çdo zgjerim të rrjetit të ngrohjes qendrore në përputhje me Masterplanin dhe me miratimin paraprak me shkrim të bërë nga KfW-ja.

“Meqenëse ky miratim paraprak nuk është marrë, aktualisht nuk jemi në gjendje të vlerësojmë nëse këto zgjerime janë në përputhje me Masterplanin apo nëse ka ndodhur shkelje kontraktuale”, thuhet në letër. “Duke pasur parasysh ndërvarësinë e kësaj situate me zgjerimet e planifikuara të rrjetit në kuadër të projektit në vazhdim të Ngrohjes Qendrore me Energji Diellore dhe arsyetimin themelor për financimin e konsiderueshëm në formë granti për projektin, ku numri i konsumatorëve të rinj që do të lidhen është një nga treguesit kryesorë të projektit, kërkojmë mbështetjen tuaj për të mundësuar një vlerësim gjithëpërfshirës të situatës nga Konsulenti për Zbatimin, si dhe hartimin e një propozimi për integrimin e rregullt të këtyre nënstacioneve”.

Në letër theksohet se ky lloj vlerësimi nuk është i përfshirë në shërbimet e kontratës së konsulencës dhe do të ishte shërbim shtesë që duhet të kontraktohet.

“Për më tepër, kërkojmë mbështetjen tuaj për të siguruar që Termokosi të na paraqesë, brenda një afati të shkurtër, një shpjegim me shkrim të shkaqeve të situatës aktuale dhe një zotim për t’i dhënë prioritet zbatimit të propozimit të Konsulentit”, thuhet në letër. “Mbështetja juaj nevojitet gjithashtu për të siguruar funksionimin e sistemit bazuar në praktikat më të mira dhe për të parandaluar një situatë të tillë në të ardhmen”.

KfW-ja ka alarmuar edhe për impiantin e degazifikimit, i financuar dhe instaluar në kuadër të projektit të mëparshëm me Termokosin. Në letër theksohet se ai nuk është funksional. 

“Jemi informuar nga Konsulenti për Zbatimin, se impianti i degazifikimit, i cili është instaluar dhe financuar në kuadër të projektit tonë të mëparshëm me Termokosin, nuk është funksional. Impianti i dëmtuar i degazifikimit paraqet çështje teknike dhe ekonomike me rëndësi të lartë, duke pasur parasysh rrezikun e konsiderueshëm të korrozionit dhe dëmtimit të të gjithë rrjetit. Bazuar në ekspertizën e Konsulentit për Zbatimin, dhe të inxhinierit tonë të lartë, funksionimi i mëtejshëm i rrjetit në kushtet aktuale është i papranueshëm dhe shumë i papërgjegjshëm – jo vetëm nga këndvështrimi i sigurisë së furnizimit, por veçanërisht për shkak të rrezikut të dëmtimit serioz të një pjese të konsiderueshme të aseteve të Termokosit”, thuhet në letrën e Bankës Gjermane për Zhvillim. 

Në dokument theksohet se KfW-ja ka kuptuar që kontraktori ka refuzuar t’i përfundojë punët e mbetura dhe ndërsa shuma e mbajtur si garanci nuk është liruar. 

“Për fat të keq, Termokosi nuk e ka përfshirë shumën e mbetur në buxhetin e tij vjetor, pavarësisht detyrimit kontraktual për të siguruar financimin e plotë”, thuhet në letër. “Kërkojmë me mirësi nga Bordi i drejtorëve të sigurojë që Termokosi të ndërmarrë menjëherë të gjithë hapat për të prokuruar, kontraktuar dhe financuar punët korrigjuese, në mënyrë që të mundësohet riparimi ose, nëse është e nevojshme, zëvendësimi i impiantit të degazifikimit para fillimit të sezonit të ardhshëm të ngrohjes”.

Për vazhdimin e Projektit të Ngrohjes Qendrore me Energji Diellore, KfW-ja ka theksuar edhe një çështje tjetër të cilën e ka vlerësuar me rëndësi po aq kritike. Ka të bëjë me sigurimin e tokës dhe pajisjes me leje, pasi ky institucion financiar ka vlerësuar se këto çështje mbeten të pazgjidhura për shkak të progresit të kufizuar lidhur me zbatimin e Memorandumit Bilateral të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit.

“Vonesat e mëtejshme në këtë çështje e vënë seriozisht në rrezik vazhdimin e projektit”, thuhet në letër. 

Në letër është nga Bordi i Drejtorëve të Termokosit që të sigurojë që “vendimet dhe veprimet e nevojshme të miratohen pa vonesa të mëtejshme”.

KOHA ka adresuar pyetje në Termokos dhe në Komunën e Prishtinës, përkitazi me çështjet e ngritura në letër, por ka munguar përgjigjja.

E, në mungesë veprimesh nga Ternmokosi, KfW-ja ka paralajmëruar mundësinë e ndërprerjes së mbështetjes.

“Dëshirojmë t’ju tërheqim vëmendjen ndaj faktit se, duke marrë parasysh rreziqet e konsiderueshme teknike dhe reputacionale që rrjedhin nga çështjet kritike të përmendura më lart, KfW-ja rezervon shprehimisht të drejtën të rivlerësojë dhe, nëse është e nevojshme, të ndërpresë mbështetjen e saj në vazhdim për Termokosin”, ka paralajmëruar KfW-ja në letër. /Koha

The post Banka Gjermane për Zhvillim paralajmëron se do t’ia ndërpresë Termokosit mbështetjen në projektin 87-milionësh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nafta rritet për 3 cent, arrin në 1.70 euro për litër
Fotografi mahnitëse nga eklipsi i djeshëm diellor
PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti
Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim në forma të ndryshme në Fushë-Kosovë

LEXO GJITHASHTU

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë
BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë
TOP Momenti
Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet
Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet
TOP Momenti
Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së
Kryeziu Hyseni i kundërpërgjigjet Çitakut: Kurti ka marrë 324,329 vota, më shumë se dyfishi i votave të PDK-së
TOP Momenti
Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht
Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht
Lajme
Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen
Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen
Lajme

You Might Also Like

Shqiptari shpëton 70-vjeçarin nga mbytja në New Jersey
Lajme

Shqiptari shpëton 70-vjeçarin nga mbytja në New Jersey

August 13, 2026
Gruda: LVV s’e bën Kuvendin as më 7 shtator siç tha Gërvalla, duan Presidentin ose zgjedhje kur u konvenon atyre
Lajme

Gruda: LVV s’e bën Kuvendin as më 7 shtator siç tha Gërvalla, duan Presidentin ose zgjedhje kur u konvenon atyre

August 13, 2026
Përleshje me mjete të forta në Gjilan, arrestohen dy personaI’m
Lajme

Përleshje me mjete të forta në Gjilan, arrestohen dy personaI’m

August 13, 2026
Frangu forcohet ndaj euros, ndërsa monedha Euro bie edhe nën 93 lekë
Lajme

Frangu forcohet ndaj euros, ndërsa monedha Euro bie edhe nën 93 lekë

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?