By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash
Lajme

Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash

Momenti
Published: August 12, 2026

Mediat në Bosnje i kanë dhënë jehonë gërmimeve që po zhvillohen në veri të Kosovës për varreza masive të dyshuara se përmbajnë trupat e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99.

Media boshnjake Klix.ba ka sjellë rrëfimin për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të zbardhet fati i të afërmve të tyre, duke e lidhur këtë dhimbje me përvojën e Bosnjë-Hercegovinës, e cila, njësoj si Kosova, vazhdon të kërkojë trupat e personave të zhdukur gjatë luftës së shkaktuar nga forcat serbe.

Your browser does not support the video tag.

Në fshatin Kalluder në veri të Kosovës, gërmimet për varreza masive të zbuluara rishtazi nisën në fund të korrikut, pasi në këtë zonë u gjetën eshtra njerëzore. Autoritetet e Kosovës dyshojnë se bëhet fjalë për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/99.

Mes familjeve që presin me shpresë identifikimin e viktimave është edhe ajo e Erblin Ademit, i cili ishte vetëm nëntë vjeç kur pa për herë të fundit babanë e tij, Adem Ademin, një kirurg i njohur.

Adem Ademi u zhduk në prill të vitit 1999, së bashku me 22 intelektualë të tjerë, disa muaj para përfundimit të luftës. Për më shumë se dy dekada, familja e tij ka kërkuar pa sukses eshtrat e tij.

Vendndodhja ku po zhvillohen gërmimet është afër zonës ku Adem Ademi ishte parë për herë të fundit, ndaj familja tashmë ka një shpresë të matur se pas 27 vitesh mund të zbardhet fati i tij.

Gërmimet në Gornji dhe Donji Kalluder, në komunën e Zubin Potokut, nisën pasi u gjetën mbetje njerëzore në këtë zonë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se autoritetet besojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe intelektualët e zhdukur, të cilët dyshohet se u kapën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Kosova për t’i shpëtuar forcave serbe.

Ademi ka thënë për Klix.ba se çdo njoftim për gërmime të reja sjell një përzierje shprese dhe dhimbjeje.

“Gjithmonë, kur dëgjojmë për fillimin e gërmimeve, ka një ndjenjë të përzier, një ndjenjë shprese dhe një ndjenjë dhimbjeje”, ka thënë ai, duke shtuar se dhimbja nuk zhduket edhe pas kaq shumë vitesh, por ekziston shpresa që e vërteta më në fund të zbulohet.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, rreth 1,200 shqiptarë, rreth 400 serbë dhe dhjetëra romë vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Çështja e personave të zhdukur vazhdon të rëndojë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse në maj të vitit 2023 të dyja palët arritën një marrëveshje që përfshinte detyrimin për të zbardhur fatin e të zhdukurve, Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për pengim të procesit.

Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare ka thënë se është e qartë se autoritetet nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë sa duhet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi muajin e kaluar për arrestimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte të lidhura me varrezat masive, vetëm disa ditë para nisjes së gërmimeve të fundit.

Të dyshuarit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ndërkaq, një numër zyrtarësh të lartë politikë dhe ushtarakë serbë janë dënuar më herët për krime lufte nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

The post Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë
A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë
Babai i katër fëmijëve në SHBA telefonoi policinë dhe tha se kishte vrarë familjen, më pas i dha fund jetës
Basha inspekton punimet që po realizohen në segmentet e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

LEXO GJITHASHTU

Deliu: Nuk do të rrimë duarkryq, do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues
Deliu: Nuk do të rrimë duarkryq, do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues
TOP Momenti
Kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit? Flet deputeti i LVV-së
Kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit? Flet deputeti i LVV-së
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën
Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën
Lajme
Shihet derdhje nafte pranë ishullit Qeshm të Iranit, afër Ngushticës së Hormuzit
Shihet derdhje nafte pranë ishullit Qeshm të Iranit, afër Ngushticës së Hormuzit
Lajme
VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin
VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin
Lajme

You Might Also Like

Utulash: Zvogëlimi i KFOR-it do të bëhet gradualish sipas situatës së sigurisë
Lajme

Utulash: Zvogëlimi i KFOR-it do të bëhet gradualish sipas situatës së sigurisë

August 12, 2026
Apeli lë në fuqi dënimin me 4 mijë euro gjobë dhe 4 vjet ndalim të funksioneve publike për ish-zyrtarin e Gjakovës
Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin me 4 mijë euro gjobë dhe 4 vjet ndalim të funksioneve publike për ish-zyrtarin e Gjakovës

August 12, 2026
U raportua për kërcënim iranian, Trump thotë se s’pyeti shumë pse i thanë ta ndërrojë avionin në Turqi
Lajme

U raportua për kërcënim iranian, Trump thotë se s’pyeti shumë pse i thanë ta ndërrojë avionin në Turqi

August 12, 2026
Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
Lajme

Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?