By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ngërçi i gjatë: 550 ditë e veç 15 për qind punë për Kuvendin e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ngërçi i gjatë: 550 ditë e veç 15 për qind punë për Kuvendin e Kosovës
Lajme

Ngërçi i gjatë: 550 ditë e veç 15 për qind punë për Kuvendin e Kosovës

Momenti
Published: August 11, 2026

Gati 470 ditë i pakonstituuar ose i papunë ka mbetur Kuvendi i Kosovës në më pak se 19 muaj. Që prej zgjedhjeve të shkurtit 2025, Kosova po përballet me ciklet e zgjedhjeve të njëpasnjëshme si pasojë e mosarritjes së marrëveshjeve mes partive për formim të institucioneve. Pas tri palë zgjedhjeve në shkurt e dhjetor 2025 dhe qershor sivjet, kosovarët mund të përballen edhe me një palë të tjera po që se partitë nuk merren vesh as këtë herë për postin e presidentit.

Më 9 shkurt 2025 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare. Rezultati i tyre u certifikua më 27 mars. Por ngërçi nisi pasi Vetëvendosje edhe pse i mori mbi 42 për qind, nuk arriti të merrte mbështetjen e shumicës së thjeshtë për kryeparlamentar. Pas 57 seancave të njëpasnjëshme, Kuvendi u bë me kryetar Dimal Bashën tek më 26 gusht. E ngërçi rinisi me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Më 10 tetor Kuvendi u konstituua me Nenad Rashiqin si nënkryetar.

Your browser does not support the video tag.

Pra nga 9 shkurti deri më 10 tetor, Kosova nuk pati Kuvend të konstituuar – më shumë se 240 ditë pa konstituim.

Megjithatë, pas konstituimit ngërçi vazhdoi me mossigurimin e votave për formim të Qeverisë. Në dy tentime, Vetëvendosje nuk i siguroi votat e mjaftueshme. Fillimisht Albin Kurti dështoi më 26 tetor, e pas tij edhe Glauk Konjufca më 19 nëntor. Kuvendi qëndroi i konstituuar për 40 ditë, por pa vendime.

Zgjedhjet e parakohshme u caktuan për 28 dhjetor. Në këto zgjedhje, Vetëvendosje si e para i mori mbi 51 për qind. E legjislatura e re u konstituua më 11 shkurt 2026. Qysh atë ditë u formua edhe Qeveria e re. Nga 20 nëntori 2025 deri më 11 shkurt 2026 ishin edhe më shumë se 80 ditë, në të cilat Kuvendi qëndroi i shpërndarë.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, ngërçi kaloi te posti i presidentit. Nga 11 shkurti e deri fundi i prillit shënohet “periudha më e suksesshme”. Kuvendi “mbijetoi” dhe qëndroi i konstituuar për “plot” 76 ditë. Në mungesë marrëveshjeje për një emër për president, Kuvendi u shpërnda më 28 prill për të caktuar zgjedhjet e reja të parakohshme.

Zgjedhjet u mbajtën më 7 qershor. Nga 28 prilli deri atë ditë ishin edhe 40 ditë pa punë për Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit mori 47 për qind dhe i ka votat për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë. Megjithatë, kjo parti po vlerëson se pa marrëveshje për presidentin, formimi i institucioneve të tjera nuk i shmang zgjedhjet.

Kuvendi tashmë e ka kaluar periudhën 30-ditëshe të paraparë me Kushtetutë, për konstituim pas certifikimit të rezultateve. Vetëvendosje ka mbajtur negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por se palët nuk kanë finalizuar ndonjë marrëveshje. Parti të tjera kanë refuzuar të takohen më me Kurtin.

Gjithsej nga dita e zgjedhjeve kanë kaluar edhe 66 ditë të tjera pa Kuvend funksional.

E nga 9 shkurti deri sot kanë kaluar rreth 550 ditë. Në përqindje, Kuvendi nënkupton se për këtë periudhë ka qenë i papunë për rreth 85 për qind të ditëve. /Koha

The post Ngërçi i gjatë: 550 ditë e veç 15 për qind punë për Kuvendin e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Srpska në takim me KFOR’in, Ulutas ua sqaron se vendimi i fundit për Urën e Ibrit është i kushtëzuar: Ndryshon, nëse është e nevojshme
Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Jo më mish brazilian në Shqipëri! Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

LEXO GJITHASHTU

Transportuesit do të presin deri më 1 shtator, nga rezultati i takimit në Bruksel do të varet nëse do të dalin në protesta
Transportuesit do të presin deri më 1 shtator, nga rezultati i takimit në Bruksel do të varet nëse do të dalin në protesta
TOP Momenti
Vuçiqi nuk zbrapset për lumin Ibër, sulmon ashpër BE-në dhe Kosovën
Vuçiqi nuk zbrapset për lumin Ibër, sulmon ashpër BE-në dhe Kosovën
TOP Momenti
Man City i etur për yllin e Chelseas, ditët e ardhshme vendimtare
Man City i etur për yllin e Chelseas, ditët e ardhshme vendimtare
TOP Momenti
Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
TOP Momenti
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë
TOP Momenti

You Might Also Like

“Jam çu nëpër pallto, me gjetë naj dinar, e kam ble një bukë”, Aferdita Saraçini rrëfen për largimin nga puna të saj dhe bashkëshortit
Lajme

“Jam çu nëpër pallto, me gjetë naj dinar, e kam ble një bukë”, Aferdita Saraçini rrëfen për largimin nga puna të saj dhe bashkëshortit

August 11, 2026
“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure
Lajme

“Ibra ka qenë rebel” – Afërdita Saraçini rrëfen anën provokuese të Ibrahim Rugovës: “Dinte t’i nxirrte bashkëbiseduesit prej lëkure

August 11, 2026
“Në Radio Prishtina kishte një dorë të fuqishme që pëkrahte gazetarët në një rrugëtim që s’ishte i lehtë”, gazetarja Aferdita Saraçini për fillimet e angazhimit të saj
Lajme

“Në Radio Prishtina kishte një dorë të fuqishme që pëkrahte gazetarët në një rrugëtim që s’ishte i lehtë”, gazetarja Aferdita Saraçini për fillimet e angazhimit të saj

August 11, 2026
Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së
Lajme

Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?