By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?
TOP Momenti

Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?

Momenti
Published: August 10, 2026

Për 27 vjet, ushtarët e KFOR-it u kujdesën për sigurinë e Urës së Ibrit.

Por, pas afër tri dekadash, këtë përgjegjësi pritet ta marrë gradualisht Policia e Kosovës.

E gjithë kjo në kuadër të një procesi gradual të reduktimit të pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it në këtë urë.

Your browser does not support the video tag.

Të hënën, në vend të tyre, u panë veturat e Policisë së Kosovës.

Përmes një përgjigjeje për Tëvë 1, misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë.
“ Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, ky është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Për të përcjellë nga afër këtë ndryshim, në urën e Ibrit doli edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sfeçla para mediave foli për këtë proces të nisur.

“Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës në sigurimin e rendit dhe ligjit dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim. Sigurisht që, me përmirësimin e sigurisë, edhe vetë prezenca e Policisë së Kosovës do të reduktohet. Është një proces afatshkurtër, i cili do të ofrojë garanci për të gjithë se hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ te askush”, tha Sveçla.

Mes tjerash, ai foli edhe për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit.

“Të gjithë jemi të angazhuar që ky proces të përfundojë sa më mirë që është e mundur. Shumë shpejt do të kemi lajme të tjera të mira”, u shpreh ai.

Por, çfarë do të thotë ky ndryshim për sigurinë në këtë pjesë të vendit?

“Kjo do të thotë që, në aspektin e sigurisë publike, situata e sigurisë është shumë e relaksuar, ashtu siç ka qenë në tri vitet e fundit, duke pasur parasysh që nuk ke asnjë incident etnik. Normalisht, i vjen dita që edhe kjo urë të lëshohet, pasi ka qenë njëfarë ure simbolike”, thotw njohwsi i sigurisw, Arben Dashevci.

Për këtë zhvillim, KFOR-i ka bërë të ditur se janë njoftuar edhe homologët e tyre në Serbi.

Por, pavarësisht kësaj, Lista Serbe, në emër të popullit serb, ka shprehur kundërshtim të fuqishëm ndaj, siç thonë ata, tërheqjes apo çdo zvogëlimi të pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it në Urën Kryesore mbi Ibër.

Madje, ata kanë bërë të ditur se kanë kërkuar një takim urgjent me komandantin e KFOR-it.

source

You Might Also Like

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Lajme
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Lajme
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
TOP Momenti
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Lajme
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
TOP Momenti

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës

August 10, 2026
“Ditari” 10.08.2026
TOP Momenti

“Ditari” 10.08.2026

August 10, 2026
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
TOP Momenti

Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit

August 10, 2026
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
TOP Momenti

Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?