By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër
TOP Momenti

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër

Momenti
Published: August 10, 2026

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka bërë të ditur se ky vendim është pjesë e procesit për optimizimin e pranisë së tij në Kosovë dhe vjen në kuadër të vlerësimit për përmirësimin e situatës së sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO ka filluar kalimin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas misionit të NATO-s, procesi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe të bazuar në kushte, ndërsa do të koordinohet me institucionet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare.

KFOR-i ka theksuar se në këtë proces janë të përfshirë edhe Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Procesi do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë palët e interesuara përkatëse, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

KFOR-i bëri të ditur gjithashtu se shefi i Mbrojtjes së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është informuar rregullisht për zhvillimet.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sipas misionit të NATO-s, vazhdon të jetë në kontakt me homologët e tij në institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.

Megjithatë, KFOR-i ka siguruar se largimi i pranisë së përhershme nga ura nuk nënkupton tërheqje nga zona.

“Personeli ynë është i përgatitur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB”.

Misioni ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë “një prani të dukshme” në jug dhe veri të Mitrovicës, si dhe në pjesën veriore të Kosovës.

“KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në jug dhe veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar kontributet e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet më tej.

KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon të veprojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i kishte nisur edhe integrimin e Policisë në Manastirin e Deçanit

Njoftimi për urën e Ibrit është bërë në të njëjtën ditë kur KFOR-i njoftoi edhe për “integrimin gradual të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës deri më tani nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse pjesëtarë të saj janë vendosur në urën e Ibrit dhe nëse do të vazhdojnë të jenë të pranishëm aty pas largimit të pranisë së përhershme të KFOR-it.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, ka qenë për vite me radhë një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, ura është ruajtur vazhdimisht nga trupat e KFOR-it.

Ura mbetet e mbyllur për automjete

Aktualisht, ura kryesore mbi Ibër është e hapur vetëm për këmbësorë.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar në korrik të vitit 2024 hapjen e saj edhe për qarkullimin e automjeteve, por kjo çështje shkaktoi reagime të forta nga bashkësia ndërkombëtare dhe kundërshtime nga përfaqësuesit politikë serbë.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës për trafik në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashihte revitalizimin e urës dhe largimin e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Në vitin 2016, palët kishin dakorduar një plan të ri zbatimi, sipas të cilit ura duhej të hapej për trafik në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizimin e urës përfunduan në qershor të vitit 2018. Megjithëse në projekt u investuan rreth 1.5 milionë euro, ura nuk u hap për qarkullimin e automjeteve dhe vazhdoi të përdorej vetëm nga këmbësorët.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore – një për këmbësorë dhe një për automjete – me synimin për të krijuar lidhje më të drejtpërdrejtë ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Mitrovica vazhdon të mbetet e ndarë në aspektin etnik, ndërsa ura kryesore mbi Ibër ka qenë historikisht një nga simbolet më të dukshme të kësaj ndarjeje./Telegrafi.

You Might Also Like

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Lajme
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Lajme
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
TOP Momenti
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Lajme
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
TOP Momenti

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës

August 10, 2026
“Ditari” 10.08.2026
TOP Momenti

“Ditari” 10.08.2026

August 10, 2026
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
TOP Momenti

Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit

August 10, 2026
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
TOP Momenti

Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?