By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë
TOP Momenti

Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë

Momenti
Published: August 9, 2026

Raste të shtuara me simptoma të infeksioneve gastrointestinale janë raportuar gjatë javëve të fundit në Prishtinë, ndërsa dhjetëra pacientë janë paraqitur për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Doktoresha Endrita Tori-Arifi ka thënë se gjatë kësaj periudhe është vërejtur rritje e numrit të pacientëve me vjellje, barkqitje dhe simptoma të tjera të ngjashme.

Your browser does not support the video tag.

“Jemi në periudhën e verës, periudhë kjo e cila e shton numrin e rasteve me vjellje dhe barkqitje, të cilat ne në mjekësi i quajmë gastroenterite akute. Normalisht, në këtë periudhë është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve me këto simptoma”, ka deklaruar Tori-Arifi.

Sipas saj, nga këto infeksione janë prekur persona të grupmoshave të ndryshme.

“Të gjitha moshat janë të prekura faktikisht. Simptomat të cilat shfaqen janë vjellja, barkqitja, temperatura në disa raste dhe dhimbje barku”, ka thënë ajo.

Mjekja ka veçuar si më shqetësuese rastet kur këto simptoma shfaqen te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, për shkak të rrezikut të dehidrimit.

“Në fokusin kryesor, ose çka na shqetëson më së shumti, është kur këto simptoma shfaqen tek fëmijët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike dhe është e rëndësishme që këto raste të mos vijnë deri te dehidrimi”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, nga Klinika Infektive nuk është dhënë përgjigje gjatë ditës nëse aktualisht ka pacientë që po trajtohen për shkak të këtij infeksioni.

Mjekët rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për grupet më të rrezikuara, dhe marrjen e mjaftueshme të lëngjeve për të parandaluar dehidrimin./RTVD.

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji

LEXO GJITHASHTU

“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
Lajme
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Lajme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Lajme
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Lajme
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Lajme

You Might Also Like

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit
TOP Momenti

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit

August 9, 2026
​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
TOP Momenti

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil
TOP Momenti

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil

August 9, 2026
Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike
TOP Momenti

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?