Ismet Kryeziu ka reaguar lidhur me situatën politike, pas përfundimit të afatit për konstitumin e Kuvendit.
Kryeziu, ka thënë se s’duhet të ‘’presim leje’’ nga Albin Kurti nëse ‘’ e mbrojmë’’ Republikën e Kosovës.
Postimi:
Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti.
Republika e Kosovës nuk është pronë e Albin Kurtit, nuk është pronë e LVV-së dhe nuk është pronë e askujt që përkohësisht ushtron pushtet.
Ata që e deshën Republikën, që e ëndërruan dhe që luftuan për të, nuk ia nënshtruan vullnetin e tyre politik askujt. Nuk pritën që një lider t’u tregonte se kur duhej të mbrohej liria, shteti dhe dinjiteti i tyre.
The post Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së appeared first on Gazeta Express.

